• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET NJË RAST I KONTRABANDIMIT TË PIJEVE NË KORÇË/ Arrestohen 2 persona, një tjetër në…
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET NJË RAST I KONTRABANDIMIT TË PIJEVE NË KORÇË/ Arrestohen 2 persona, një tjetër në…

18 November, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës ka goditur një rast të kontrabandimit të konfeksioneve, duke arrestuar 2 persona, shpallur në kërkim një tjetër e proceduar penalisht 1 shtetas.

Uniformat blu të qytetit jug-lindor thanë se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara kontrabandë.

Goditet një rast i kontrabandimit të konfeksioneve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, 1 shpallet në kërkim dhe 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Sekuestrohet sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.M., 53 vjeç dhe S.N., 37 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.A., 45 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.Ç., 41 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lagjet nr.17 dhe nr.18, në Korçë, në mjetet tip “Setra” dhe “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasit M.A., dhe F.Ç., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme konfeksionesh që iu përkiste dy shtetasve të arrestuar, pa dokumentacionin përkatës, e cila dyshohet të ketë hyrë në territorin shqiptar duke shmangur kontrollin dhe procedurat e rregullta doganore.

Konfeksionet do të transportoheshin drejt qytetit të Tiranës, me qëllim shitjen e tyre. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M.A., dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DUA MAMIN DHE BABIN"/ Taulant Xhaka do të bëhet baba për herë të parë (FOTO)
Previous article "LUM SI LULI NA MUNDI DHE NË STADIUM"/ Braçe reagon për thirrjet ‘Rama ik’ në ndeshjen Shqipëri-Francë

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave Aktualitet

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT