• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJ/ Kejvina Kthella te Krimet e Rënda: Më riktheni telefonin
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJ/ Kejvina Kthella te Krimet e Rënda: Më riktheni telefonin

18 November, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Modelja Kejvina Kthjella kërkon nga gjykata rikthimin e telefonit që iu sekuestrua nga prokuroria në kuadër të hetimeve që u po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.  Ankimi është depozituar më datë 13 nëntor nga avokati Besnik Cerekja, që mbron edhe Redjan Rrajën. Kërkesa e modeles do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shkira tek Krimet e Rënda.

Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele rezultoi se kishte kontakte të shumta, telefonata e mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit, ku pavarësisht provave bindëse për prokurorinë, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje. Kejvina Kthellës iu sekuestrua telefoni dhe u mor në pyetje si person që mund të ketë dijeni për ndonjë konflikt të Rrajës për shkak se komunikimet e saj kanë qenë të shpeshta, ndërsa mësohet se gjithçka është zbuluar pas ekzaminimeve në telefonin e 34-vjeçarit.

Pavarësisht se në makinën e braktisur të autorëve u gjetën gjurmë gishtërinjsh në një palë syze të lëna në automjet, Redjan Rraja, i njohur si Dara i Fushë-Krujës, për shkak të profesionit të tij si stomatolog, deri më tani ka mohuar të ketë lidhje me atentatin. Nga atentati humbi jetën disa ditë pasi u plagos Andi Maloku, që ishte shoferi i prokurorit, ndërsa Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi i njohur si i forti i Sukthit mbetën të plagosur.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "XHAFERRLLARI KA NJË TË SHKUAR TË ERRËT"/ Braçe reagon pas dekretit të Presidentit Meta: Ulëritëse
Previous article "KËTU SHQIPONJAT KANË FOLENË"/ Zbardhen shifrat, sa TIFOZË ishin në "SHTËPINË" e re të kuqezinjve (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT