• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGA DJEGIA E MANDATEVE E DERI TE KUSHTETUESJA”/ Meta i acaruar me SHBA dhe BE, Rama ka “qetësi e dashuri”?
Home
Politikë

“NGA DJEGIA E MANDATEVE E DERI TE KUSHTETUESJA”/ Meta i acaruar me SHBA dhe BE, Rama ka “qetësi e dashuri”?

18 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Krizën aktuale më të fundit, atë për emërimet e në Gykatën Kushtetuese, që po si protagonist presidentin Meta, nuk është e nevojshme ta shohësh në kontekstet juridike për të dalluar se kush po e shkakton dhe në se në ç’kah është e drejta.

Mjafton t’i qasesh politikisht, sigurisht, duke u shtrirë në kohë dhe detaje.

Gjykata Kushtetuese, ringritja e saj,  është një ndër triumfet e Reformës në Drejtësi, dhe kuptohet mirë pse Meta ka një çakërdisje, në fakt të panjohur deri më sot në tipologjinë e tij politike.

Varion kjo që nga shfaqjet me tension nervor në rast aktesh e deklaratash, e deri te sjelljet e shpenguara të tipit “adoleshencë e vonuar”, ku regjistrohet dhe një vetëprezantim në publik me mbathje banje.

I njohur në politikë vetëm si aktor krizash e kurrë si politikan idesh, projektesh, vizionesh, programesh apo reformash, vetëm me LSI-në si produkt që lidhet me emrin tij, një mishërim i klientelizmit, ai, në çdo krizë të kaluar, ka qenë gjithsesi më i vetëpërmbajtur. Mjaft të kujtojmë KPD-në e famshme, të përplasjes së tij me Nanon. Jepja hakun: kishte një seriozitet tërheqës përballë Nanos gojëçapraz.

Ndërsa kjo me Ramën, pra me mazhorancën që pas 2017-ës, është një shpërfytyrim dramatik i tij. Eshtë i tillë që e tradhëton në vetëpromovimin si njeriu që ka “të parën Shqipërinë” dhe që e bën vetëdenoncues të asaj çfarë fshihet pas frazave me theks patriotik, deri me bërjen e shqiponjës pas anullimit të 30 qershorit(!). Eshtë ajo që, nëse në krizat e tjera ka patur përballë aktorë politikë porsi ai, në kuptimin nacional, kësaj here ka ndërkombëtarët.

Një linjë përplasjeje  me ta e ka shoqëruar që pas votimit(me pahir) të Reformës në Drejtësi. E nëse e ka ngritur votën me bindjen se ajo kurrë nuk do mund të jetësohet, jetësimi i saj nën diktat ndërkombëtar, e ka çuar në “pikën e vlimit” ku ndodhet. Pra, nuk është një betejë që e ka me Edi Ramën. Kjo bën që ndërsa ai turfullon, kryeministri shfaqet, siç Meta do thoshte, tërë “qetësi e dashuri”.

Qetësia e këtij të fundit, siç në rastin e 30 qershorit, ku me sportivitet përcillte bindjen se ato do zhvillohen gjithsesi, gjë që ndodhi dhe tamam siç e kishte parathënë, është prova se Meta, në gjithçka synon ndërkombëtarët, ata po që bëjnë të paimagjinueshmen deri më sot: heqjen e drejtësisë nga duart ku Meta e jo vetëm e kanë patur gjithnjë.

Nuk është çështja nëse e kap apo jo Rama; çështja është se ajo po i ikën (apo ju ikën) nga duart njëherë e mirë. Dhe kjo nuk është pak për aktorë politikë që i kanë shpëtuar drejtësisë paq për afera ulëritëse.

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, pra ato që kanë provokuar krizën më të fundit, vijnë në kohën e një disfate të rëndë në projektin me natyrë ekstreme për ta kthyer përmbys gjithçka, për ta zhbërë reformën, duke rrëzuar qeverinë.

Fjala është për djegien e mandateve, protestat deri të dhunshme, e më pas bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Në mos kanë qenë apo janë të bindur shqiptarët, se pas këtij projekti qëndron në pozicion okult vetë Meta, te ndërkombëtarët kjo as që ka diskutim.

Dhe ata, në shah-matin e tyre po veprojnë në bazë të kësaj të dhëne, të kësaj vetëdijeje, mbi atë se ç’rol ka marrë kreu i shtetit dhe se ç’kërkon të bëjë ai, në synimin në nivel çmendurak, për ta pamundësuar Reformën në Drejtësi me çdo çmim, deri në “frymën e fundit” siç mund të thuhet në këtë rast.

Edhe thirrjet e fundit për “kapje armësh”, nuk i adresohen Ramës por ndërkombëtarëve. Betejën e ka me ta, dhe është rasti, jepja hakun, për t’u vlerësuar në heroizmin  e tij. Por është një heroizëm që e tradhëton, për të kuptuar se ç’fshihet pas tij: një makth i madh!

Në këtë pikë, siç e kanë kuptuar fort mirë ndërkombëtarët atë, edhe ai i ka kuptuar fort mirë ndërkombëtarët. Dhe këtu nis humbja e “qetësisë dhe dashurisë”! /tesheshi.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAFIOZI MERITON BURGUN"/ Meta pritet të dorëzojë sot padinë kundër Dvoranit pas ngërçit në Kushtetuese
Previous article AKSIDENTI NË SARANDË/ Makina përfundon në një dyqan rrobash (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT