• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skandali i LSI me rrugën Tiranë-Elbasan/ Xhika e Alite firmosën kontrata për punime që ishin mbyllur
Home
Aktualitet
Drejtësi

Skandali i LSI me rrugën Tiranë-Elbasan/ Xhika e Alite firmosën kontrata për punime që ishin mbyllur

23 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Skandali i LSI me fondet publike zgjerohet perdite. Sipas Auditit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për rrugën Tiranë-Elbasan konstatoet se është nenshkruar amendamenti VIII i kontratës nr. prot 9172 datë 07.11.2016 nga ish Drejtori i ARRSH-së dhe drejtori aktual i Njësisë Menaxhuese të Projektit me kontraktorin, me të cilen është shtuar vlera e kontratës me shumen 10,816,007.01 USD, e cila perfshin 8 urdhër ndryshime (VO5-VO12). Këto urdhërndryshime, sipas dokumentacionit të administruar, përfaqësojnë punime të kryera më parë në kohë, pjesa më e madhe e tyre të pa miratuara nga Këshilli Teknik i ARRSH; të pa diskutuara e të pa miratuara nga Bordi Drejtues i këtij projekti, si dhe të likuiduara para nenshkrimit të amendim kontratës.

Peshen specifike më të madhe në këtë shumë e zë ndryshimi VO 11 “Additional Geotechnical Measures”, për vleren 7,335,019.34 USD. Ka rezultuar se punimet për këtë ndryshim janë kryer gjatë vitit 2013 e 2014. Materialet teknike për punimet e kryera sipas këtij ndryshimi, nga kontraktori janë paraqitur në Gusht 2015, ndërsa nga supervizori vlerësimet janë paraqitur në muajin Prill 2016.

Përsa sipër, del qartë se nga ish drejtuesi i ARRSh, Dashamir Xhika dhe drejtori i NJMP Albens Alite, është nenshkruar amendimi i kontratës si më lart, në kundërshtim me pikën 8.2 të Rregullores së Brendshme të ARRSH, pasi ky urdhër ndryshimi përbën plotësime e përmirësime të rendësishme të projekt–zbatimit si dhe modifikime e shtesa të rendësishme (vlera e lartë) të propozuara dhe si i tillë duhej të shqyrtohej më parë nga Bordi i Menaxhimit të Projektit dhe me pas të vlerësohej e miratohej nga Këshilli Teknik.

Vlera prej 1,419,053.92 USD, pjesë e vlerës totale të amendimit të mësipërm për zërin VO 7 “Public Utilities”, ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve dytësore. Ky ndryshim është miratuar nga Këshilli Teknik me vendimin nr. 10 datë 06.03.2014. Edhe për këtë rast, rezulton se punimet janë kryer gjatë vitit 2013 e 2014. Materialet teknike për punimet e kryera për këtë ndryshim, nga kontraktori janë paraqitur në Nentor 2015, ndërsa nga supervizori vlerësimet janë paraqitur në muajin Dhjetor 2015 dhe miratimi nga IBD është marrë në Korrik 2016. Konstatohet gjithashtu se Urdhër ndryshimet VO5; VO 6; VO 8; VO 9; VO 10, dhe VO 12; janë punime të kryera para nenshkrimit të amendimit të kontratës.

Përsa sipër, del qartë se nenshkrimi i amendamentit VIII të kontratës, për punime të kryera e përfunduara më parë si dhe të likujduara para nenshkrimit të amendimit të kontratës, është nonsens, pasi vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të kontratës sipas përcaktimeve të Kodit Civil, ku kontrata lidhet për punime të projektuara e preventivuara që do të kryhen pas nenshkrimit të kontratës./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vota kundër në OKB/ Berisha: Diplomacia e dyfytyrësisë është diplomaci e pafytyrësisë
Previous article Bes Kallaku ka dy fjalë për punën e ish-trajnierit De Biasi (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT