• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VLORA/ Destinacioni i 76 kroçerave turistike dhe 91 velierave
Home
Ne sytë e të huajve

VLORA/ Destinacioni i 76 kroçerave turistike dhe 91 velierave

17 November, 2019 k.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Bregdeti i bukur i Vlorës me ujin e kristaltë dhe plazhet mahnitëse po tërheqë gjithnjë e më shumë turistët e huaj, që vizitojnë këtë qytet në çdo stinë.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit numri i velierave, kroçerave dhe jahteve turistike që janë ankoruar në portin e qytetit jugor bregdetar, ka shënuar një rritje të dukshme.

Drejtori i Portit të Vlorës, Adi Malaj, tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-tetor në portin e Vlorës kanë ardhur 91 veliera dhe 76 kroçera, jahte dhe katamarane”.

“Vitet e fundit Porti i Vlorës është bërë pjesë e axhendës turistike të Mesdheut, gjë që argumentohet edhe me kërkesat në rritje të turistëve të kësaj kategorie”, – theksoi Malaj.

Sipas tij, përmirësimi i infrastrukturës portuale, asaj të qytetit dhe standardet e duhura të shërbimeve dhe të sigurisë, janë disa nga faktorët që kanë nxitur dhe rritur interesin e turistëve të kësaj kategorie të vijnë në Vlorë, për të kaluar orë pushimi në qytet.

Në axhendën e qëndrimit të turistëve që mbërrijnë në Vlorë me jahte, përfshihen shëtitje në qytet, vizita në objekte dhe vende të ndryshme historike,si Apolonia, Ardenica, etj.
Ata ndalen edhe në baret dhe restorantet përgjatë “Lungomares”, që është tashmë hapësira e preferuar e vizitorëve të huaj.

Porti i Vlorës është kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Bashkëpunimi i frytshëm mes “Portit Detar” Vlorë sh.a, dhe kompanive turistike vendase e të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e turistëve që mbërrijnë në portin e Vlorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ DY VITESH NË NJË LIDHJE/ Morata i “çmendur” pas partneres: Nëse i shkruani mesazhe private, atëherë unë do…
Previous article NDESHJA NDAJ "DARDANËVE"/ Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë, ja shkaku i sherrit

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT