• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KA SHKËMBIM TERRITORESH”/ Kurti paralajmëron Serbinë: Një konflikt i ri me Kosovën do të…
Home
Rajon

“NUK KA SHKËMBIM TERRITORESH”/ Kurti paralajmëron Serbinë: Një konflikt i ri me Kosovën do të…

17 November, 2019 k.autor Rajon

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i Kosovës, Abin Kurti, ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, pasi thotë se, prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ndarë Kosovën. Ai paralajmëroi gjithashtu se “një konflikti i ri midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të mund të lokalizohej, pasi, siç tha ai “kundrejt Serbisë, shqiptarët veprojnë si komb dhe jo si një shtet i brishtë i Kosovës”.

Kurti tha se aktualisht nuk ka nevojë të përshpejtohen negociatat në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, Kurti tha se në vend të kësaj [insistimit për dialog me Serbinë], prioritet duhet të jetë diskutimi se çfarë është arritur në negociatat deri më tani dhe çfarë pritet. Ai paralajmëroi se vetë të drejtojë ekipin negociator të Kosovës [si kryeministër], ku do të përfshihen edhe anëtarët e qeverisë, opozitën dhe ekspertë të pavarur.

“Serbia i ka borxh Kosovës për agresion dhe okupim, na ka borxh kompensimin e dëmeve të luftës, fondin pensionial dhe kursimet e qytetarëve në banka, të cilat i morën. Ata kurrë nuk i kthyen artefaktet e trashëgimisë tonë kulturore, kurrë nuk i dorëzuan të dyshuarit për krime lufte. Pra, le të fillojmë me kërkesat tona, e të shohim se çfarë Serbia do të na ofrojë “, tha Kurti. Ai e hodhi poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, sepse, siç thotë ai, ‘prapa saj qëndron ideja e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ndarë Kosovën, dhe pastaj, përmes demarkimit të kufirit me kroatët, të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe e gjithë kjo i shkon përshtati Rusisë”.

“Pas dy grusht shteteve të dështuara [të Rusisë] – në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore – të kthehet nëpër dyer të mëdha tani përmes një konflikti të ri të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë. Është e qartë se ky konflikt i ri i mundshëm nuk do të mund të lokalizohej. Sidomos kur, kundër Serbisë, shqiptarët veprojnë si një komb, jo vetëm si një shtet i brishtë i Kosovës”. “Për më tepër, nëse realizohet ideja e Vuçiçit për korrigjimin e kufirit etnik, fitoni një problem të hapur dhe serioz në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pse? Sepse ideja e korrigjimit është një term racist, i cili në mënyrë të pashmangshme na çon në konflikte të reja etnike. Nuk ka shkëmbim territori pa gjakderdhje! Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Prandaj – pranimi i demarkacionit po, por jo shkëmbimi i territorit”, tha ai. Ai ka përsëritur se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është pasardhësi politik i Sllobodan Millosheviqit, ashtu siç ishte Millosheviqi pasardhësi politik i Aleksandar Rankoviqit, respektivisht se “Vuçiçi në thelb i përket të njëjtës linjë të politikës ekspansioniste serbe”.

Kurti përsëriti se në marrëdhëniet me Serbinë do të insistojë në reciprocitet të plotë politik, ekonomik, tregtar dhe shtetëror. Ai gjithashtu tha se Serbia duhet të ekstradojë Milan Radojiçiqin për shkak të dyshimeve se është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Kurti thotë se qeveria e Kosovës mund të formohet muajin e ardhshëm. Ai tha se me rinumërimin e votave vetëm është duke u humbur kohë e vlefshme pasi zgjedhjet treguan vullnetin e qytetarëve për të ndryshuar dhe gjërat janë pak a shumë të qarta.

Ai përsëriti se Qeveria e re do të përfshijë përfaqësuesit serbë të Kosovës, jo përfaqësuesit e Serbisë dhe se ajo nuk do të varet politikisht nga Lista Serbe. Sipas tij, “Lista Serbe funksionon si degë ose drejtori e qeverisë serbe, jo si parti, dhe përfaqëson interesat e Serbisë, e jo interesat e serbëve në Kosovë”. “Si kryeministri i ardhshëm, unë jam shumë i interesuar të formoj një qeveri së bashku me serbët, atdheu i të cilëva është Kosova, pra me qytetarët e Kosovës, jo me përfaqësuesit e një shteti që nuk e njeh Kosovën dhe që lufton kundër vazhdimisht dhe kudo”, tha Kurti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Pse nuk mundemi dot të kemi një president nga populli?!
Previous article USHTRIA IZRAELITE/ Ish-gjenerali Fogel: Duhet të vrasim 50 pjestarë të grupeve palesinze çdo ditë derisa...

k.autor

Postime të ngjashme

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar Rajon

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport Rajon

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT