• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JO VETËM ILIR META/ Dy vite më parë edhe PD-ja paditi Ardian Dvoranin
Home
Aktualitet
Drejtësi

JO VETËM ILIR META/ Dy vite më parë edhe PD-ja paditi Ardian Dvoranin

16 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Për Ardian Dvoranin, kreun e KED-së, nuk do të jetë hera e parë që do të kallëzohet penalisht.

Kallëzimi i parë ndaj tij u bë në vitin 2017 nga Partia Demokratike, duke e akuzuar atë për shpërdorim detyre, ndërsa pritet që edhe Presidenti Meta ditën e hënë ta kallëzojë penalisht kreun e KED për të njëjtën akuzë.

Padia e asaj kohe mbante firmën e Edi Palokës, si përfaqësues i Grupit të PD-së, të cilët e akuzonin Dvoranin se kishte qëndruar si anëtar i Gjykatës së Lartë edhe pas mbarimit të mandatit, e për pasojë edhe kishte bllokuar procesin e emërimeve në këtë institucion.

“Vijimi i ushtrimit të detyrës pas njohjes së rrethanës për shfuqizimin e parashikimit në ligj që mundësonte qëndrimin në detyrë, në përputhje me ligjin, por në kundërshtim me Kushtetutën, përbën rast të paprecedentë në historinë e Gjykatës së Lartë në Shqipëri.

Në praktikë ky rast ka sjellë një situatë sa antikushtetuese, aq edhe absurde. Duke qenë se Kushtetuta parashikonte një formulë të tillë emërimi që përfshinë dy organe (Presidentin e Republikës dhe Kuvendin e Shqipërisë), emërimet në Gjykatën e Lartë janë të bllokuara që nga data 1 Tetor 2013. Edhe pse Presidenti i Republikës ka emëruar deri më tani më shumë se 7 anëtarë të Gjykatës së Lartë (për 3 vende vakante), Kuvendi nuk ka dhënë pëlqimin për asnjërin prej tyre, edhe pse nuk ka ngritur asnjë pretendim për meritën e kandidatëve! Ne kemi të gjitha dyshimet e arsyeshme të bazuara në veprimtarinë parlamentare të Kuvendit, se refuzimi që ky organ i ka bërë 7 Dekreteve të Presidentit të Republikës, kanë si qëllim të vetëm zgjatjen antikushtetuese të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.”-thuhej në padinë e PD-së të vitit 2017.

Presidenti Ilir Meta njoftoi gjatë konferencës së jashtëzakonshme që u zhvillua të premten pasdite se do të padisë penalisht kreun e KED-së, Ardian Dvorani me akuzën e shpërdorimit të detyrës për emërimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Por, Meta nuk është i vetmi që padit Dvoranin. Dy vite më parë, Partia Demokratike paditi kreun e KED-së, pothuajse për të njëjtën akuzë. Në padinë e PD-së, theksohet se Dvorani ishte përdorur nga maxhoranca për të bllokuar kalimin e emrave të Presidentit Meta për në Gjykatën e Lartë.

Dy vite më vonë, e njëjta situatë është përsëritur, por tashmë është Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili gjatë një konferencë të premten tha se do të kallëzonte penalisht Ardian Dvorani për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës.

Meta u shpreh se KED nuk ka marrë asnjë vendim kolegjial për dërgimin e listave për plotësimin e vakancave njëherazi, por ky veprim është kryer personalisht nga kryetari Dvorani.

Meta akuzon se kreu i KED-së Ardian Dvorani ka shpërdoruar detyrën pasi në datë 22 shtator botoi në Fletoren Zyrtare listat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës kjo është shkelje, pasi ligji përcakton se lista botohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare.

Edhe në akuzat e Metës, ashtu edhe të PD-së, Dvorani akuzohet se po përdoret nga mazhoranca.

Padia e PD ndaj Ardian Dvoranit dy vite më parë
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ATMOSFERA PRITET TË JETË E JASHTËZAKONSHME”/ Trajneri i Anglisë: Pasi jemi kualifikuar, kemi mundësinë...
Previous article FORMULA 1/ Provat Zyrtare: Verstappen dominon në Brazil, buzëqesh edhe Vettel

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT