• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“SFIDË PËR SISTEMIN”/ Ministrja Denaj: Pasuritë e konfiskuara në dispozicion të përfitimeve sociale
Home
Ekonomi

“SFIDË PËR SISTEMIN”/ Ministrja Denaj: Pasuritë e konfiskuara në dispozicion të përfitimeve sociale

15 November, 2019 k.autor Ekonomi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në konferencën mbi administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, Ambasadori i Italisë në Tiranës, Alberto Cutillo, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe Prokurori Kombëtar i Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizëm në Republikën e Italisë, Federico Cafiero De Raho.

Në fjalën e saj, ministrja Denaj tha se, përmes masave ligjore të ndërmarra, Shqipëria është pozicionuar sot në hartën e vendeve të angazhuara fort në luftën kundër Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe në Luftën kundër Financimit të Terrorizmit.

Një ndër këto masa është miratimi në parlament i ligjit “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara” i cili, ndër të tjera, mundësoi krijimin e mekanizmave ligjorë për të menaxhuar në mënyrë efektive pasuritë e ngrira dhe të konfiskuara, si dhe lejoi ushtrimin e kompetencës për shitjen e pasurive të luajtshme të cilat amortizohen prishen apo në rënie të vlerës.

Sipas Ministres Denaj, konfiskimi dhe vendosja në dispozicion për përfitime sociale e pasurive nga burime jo të ligjshme mbetet një nga sfidat më të rëndësishme për sistemin në tërësi, pasi sot vetëm rreth 40% e pasurive të sekuestruara konfiskohen.

“Vetë proceset e gjata vendimmarrëse cenojnë dhe vështirësojnë shpeshherë përdorimin, shitjen dhe maksimizimin e këtyre pasurive. Mjaft e rëndësishme është ecuria e mëtejshme e Reformës në drejtësi dhe angazhimi ynë për miratimin e legjislacionit dytësor për përmirësimin e shitjes dhe përdorimit të këtyre pasurive”, tha Denaj.

Ministrja Denaj ftoi të gjithë aktorët të angazhohen për një bashkëpunim institucional më të gjerë për të bërë të mundur avancimin e kuadrit ligjvënës dhe atij zbatues për Sekuestrimin, Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurive të fituara përmes krimit dhe në tërësi për Zbatimin e Plotë të Reformës në Drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË PËRKUSHTUAR PËR SIGURINË E VENDIT"/ Haradinaj: Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s
Previous article PADIA TË HËNËN/ Meta: Ja ku e ka shkelur ligjin Ardian Dvorani

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT