• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA KRIMINALE E RRAJËS DHE CELULËS SË “XHINDEVE”/ Kanë mbetur peng të analizës së ADN-së! Laboratori s’ka reagentë mjekësore
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA KRIMINALE E RRAJËS DHE CELULËS SË “XHINDEVE”/ Kanë mbetur peng të analizës së ADN-së! Laboratori s’ka reagentë mjekësore

15 November, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Laboratori i Policisë Shkencore vuan nga mungesa e reagentëve mjekësorë që shërbejnë për krijimin e reaksioneve, nga ku më pas dalin rezultatet e analizës së ADN-së. Shumë kërkesa të bërë nga prokuroria për kryerjen e ekspertizës ligjorë të AND-së nuk kanë marrë përgjigje, pikërisht për faktin se drejtuesit e laboratorit të Policisë Shkencore, vuajnë mungesën e reagentëve. Dosjet hetimore shumë të rëndësishme si ajo e Redjan Rrajës por edhe ajo e grabitësve të kasafortave në qytetin e Krujës, njoshur si celula e “xhindeve të natës”, kanë mbetur pa një tablo të qartë për sa i përket plotësimit të tyre me përgjigjet e analizave të ADN-së, duke sjellë zvarritjen e hetimeve në këtë drejtim. Vonesën për kryerjen e këtyre ekspertizave për këto dosje kaq shumë të rëndësishme për prokurorinë, drejtuesit e laboratorit të policisë shkencore e argumentojnë me mungesën e reagentëve mjekësorë, që shërbejnë për nxjerrjen e rezultatit të analizës së AND.

Analizimi i strukturës gjenetike të një individi u jep mundësi prokurorëve që nëpërmjet një prove shkencore, të arrijnë të zbardhin autorësinë e personave të arrestuar në vrasje dhe grabitje. Më konkretisht Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka marrë një përgjigje të analizës së ADN-së, nëse pështyma e sekuestruar në kapuçat e gjetur në makinën tip Benz, të personave që qëlluan për vdekje Andi Malokun dhe plagosën prokurorin Arjan Ndoja dhe Landi Muharremin, i përket të arrestuarit Redjan Rraja apo jo.

Një burim pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda tha për “Shqiptarja.com” se nëse kjo situatë do të zgjasë atëherë do kërkojnë që analiza e ADN-së të kryhet në një laborator të policive partnere.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse pesë personat e arrestuar në Krujë për grabitjen e kasafortave janë të përfshirë në disa vjedhje të tjera, ku prokuroria ka sekuestruar dhe njolla gjaku. Kjo pasi këto njolla gjaku nuk janë analizuar ende nga mjekët e laboratorit të policisë, për shkak të mungesës së reagentëve mjekësorë. Pikërisht mungesa e këtyre reagentëve vijon të mbajë bllokuar dhjetëra çështje penale që janë të regjistruara në Durrës, Krimet e Rënda, Krujë, Shkodër, Fier dhe Vlorë.

Për t’i dhënë njëherë e mirë fund kësaj situate, duhet urgjentisht zhvillimi i një tenderi nga ana e Policisë Shqiptare,ku të pajiset me të gjithë logjistikën e nevojshme të reagentëve mjekësore por edhe me aksesorë të tjerë që shërbejnë për kryerjen e analizave mjekësore/Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË MOS ECIM NË DREJTIM TË PADITUR/ Majko, mesazh Metës: Sherri nuk duhet të precipitojë, respekto Kushtetutën
Previous article BETIMI I ARTA VORPSIT/ Braçe: Noteria nuk është parukeri, funksionin mbi baza ligjore

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT