• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“UNË ISHA PRANË SAJ”/ Alvin tregon mes lotëve: Mamaja ime vdiq gjatë një bombardimi
Home
Breaking News

“UNË ISHA PRANË SAJ”/ Alvin tregon mes lotëve: Mamaja ime vdiq gjatë një bombardimi

14 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

‘Mamaja ime vdiq gjatë një bombardimi, unë isha pranë saj’. Janë fjalët e Alvin Berishës, pas kthimit në Itali nga kampi i ish-luftëtarëve të ISIS në Siri.

Djali 11-vjeçar u mor nga nëna e tij, Valbona Berisha, kur ishte vetëm 6 vjeç, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në Siri. Tani ai është bashkuar me babanë, Afrimin, dhe motrat, në Barzago, provinca e Leccos.

Fëmija u rikthye në vendlindje falë një bashkëpunimi ndërkombëtar të policisë italiane e organizmave humanitarë Kryqi i Kuq e Gjysmëhëna e Kuqe, me mbështetjen e qeverive italiane e shqiptare.

Para një psikologu dhe hetuesve italianë të deleguar nga shefi i anti-terrorizmit, Alvin tregoi për vdekjen e nënës së tij. Vetë Alvin do të shtrohet në spital javën e ardhshme për të operuar këmbën e plagosur nga bombardimi që i vrau të ëmën.

Nga sa është mësuar, hetuesit në konsultim me psikologun kanë vendosur të flasin pak me fëmijën, për shkak të gjendjes së shokut në të cilën gjendet ende si pasojë e traumës emotive të mësuar. Biseda tjetër me të do të jetë jo më herët se pas një muaji dhe pasi të jetë operuar.

Sot në mëngjes, përmes lotëve, Alvin tregoi se pa të ëmën të vdiste gjatë bombardimit, ndërkohë që ai shpëtoi, edhe pse ishte pranë saj. 11-vjeçari shpjegoi se bombardimi ndodhi në kohën kur ishin në një kamp tjetër refugjatësh në Siri, jo në Al Hol, prej nga u nxor për t’u kthyer në Itali. Ai nuk e mban mend kur ndodhi bombardimi, por kujton vetëm që bënte shumë vapë. Ndoshta mjekët do të jenë në gjendje të thonë diçka për kohën e shpërthimit nga mbikëqyrja e plagës në këmbë.

Pas rënies së ISIS dhe vdekjes së nënës, Alvin jetonte në zonën e jetimëve në Al Hol, kam refugjatësh në verilindje të Sirisë nën kontrollin e kurdëve, me 70 mijë persona në të, pjesa më e madhe gra e fëmijë të luftëtarëve xhihadistë të vrarë apo të burgosur. Ndoshta më pas do të mësohet se çfarë ka kaluar Alvin gjatë atyre viteve në Siri, ku ka parë gjithë tmerret e Kalifatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANDA SHQIPTARE I GRABITI SHTËPINË/ Sulmuesi Morata tregon anën xheloze: Kur i shkruajnë gruas, unë i përgjigjem duke…
Previous article LLOGARITË E GRUPEVE/ Nga Kosova tek Gjermania, ja si kualifikohen ekipet për në “EURO 2020”

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT