• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E LËSHOJNË NERVAT/ Meta shpërthen në akuza ndaj SHBA-BE: Ndërkombëtarë të korruptuar
Home
Politikë

E LËSHOJNË NERVAT/ Meta shpërthen në akuza ndaj SHBA-BE: Ndërkombëtarë të korruptuar

13 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta ka humbur durimin dhe ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë, KED dhe ndërkombëtarëve gjatë konferencës lidhur me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Meta akuzoi qeverinë se qëllimisht ka bllokuar për dy vite Kushtetuesen me qëllim që në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vendoste një “ushtar të partisë”, të cilin e quajti edhe rrugaç që bën verpime mafioze me listat e kandidatëve për GjK.

Me tone të larta, Meta nuk ngurroi të akuzojë edhe disa ndërkombëtarë si të korruptuar, për të cilët tha se kanë qenë dakort me mosfunksionimin e GjK-së.

“Nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme të turpshme që iu takojnë politikanëve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti, as politik, as familjar, mos prisni që unë të merrem me gjëra të tilla. 

Ju përmendët një emër (Marsida Xhaferllari) dhe është emri me CV-në më të pasur nga të gjithë kandidatët që ka sjellë KED.

Dhe është një person i diskriminuar, është një person që ka patur kualifikimet më të larta. 

Presidenti nuk merret me asnjë individ. Të ndërtosh një proces me kaq shumë probleme që janë evidentuar qartë tashmë, dhe të përpiqesh ta banalizosh në histori të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, që nuk duhet të ishte për asnjë ditë e mbyllur, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar të huaj, që thoshin më mirë pa Gjykatë Kushtetuese.

Ua kam thënë, mund të kishte një vakancë, dy vakanca, por jo zero.

Dhe nuk ka ndodhur kjo situatë prej vettingut, por se në krye të KED-së duhet të vinte një ushtar i partisë. 

I cili në kundërshtim edhe me statusin që ka, bën lojëra të tilla që vendos në pozitë presidentin, kryetarin e forcave të armatosura, o të shkelë Kushtetutën me pahir, me lojëra të tilla kushtetuese, që as fëmijë e rrugeçer nuk i bëjnë, t’i rrëmbejë në mënyrë mafioze. 

Kjo është e vërteta, dhe nëse këta zotërinj mendojnë se mund të bëjnë drejtësi në këtë mënyrë, duke akuzuar presidentin, mendo se ç’mund të bëjnë me ata hallexhinjtë e Unazës. 

Se në fund të fundit, i bëjnë këta me presidentin, por presidenti vjen këtu para jush, po ata të shkretë kush do t’i dëgjojë. 

Ndaj unë i bëj thirrje të mos vazhdojnë kështu se ia kanë shtuar kushtet Shqipërisë, boll jemi kërrusur nga kushtet”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E PRISNIM/ Belinda bën ndryshimin drastik në pamje dhe i habiti fansat
Previous article NIS ME DRITAN GINËN/ Publikohet lista e re e 48 gjyqtarëve dhe prokurorëve që do kalojnë në Vetting

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT