• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ilir Meta, ose ti shkosh të keqes deri në fund!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ilir Meta, ose ti shkosh të keqes deri në fund!

13 November, 2019 Redaktor1 OP-ED

E vetmja habi që mund të ngjallin veprimet dhe vendimet e Ilir Metës sot në Presidencë, është habia vetë. Nuk jam as i çuditur, as i surprizuar e aq më pak i kapur në befasi nga firma që ai ka vendosur mbi dekretin për emërimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, të Marsida Xhaferllarit.

Nuk e lidh asfare të gjithën këtë me ato që mediat kanë thënë për bashkëjetuesen e ish deputetit të PD Enkelejd Alibeaj, as me faktin nëse ajo vetë si kandidate ka apo jo probleme me vettingun, kriteret ligjore apo me figurën e saj. Sikundër e gjitha çfarë Ilir Meta bën, nuk ka fare lidhje as me ligjshmërinë, as me kushtetueshmërinë e akteve dhe vendimeve që mer.

Është sqaruar shumë herë këto ditë se duke mos dekretuar brenda afatit ligjor (30 ditë) anëtarin e dytë që Ilir Meta kishte të drejtë për të emëruar në Gjykatën Kushtetuese, automatikisht kjo e drejtë sipas ligjit, i jepet kandidatit të parë të renditur nga KED, e cila është Arta Vorpsi. Ndërsa zonja Xhaferllari, është renditur e katërta.

Ardhja deri në këtë pikë nuk është rastësi. Sepse Ilir Meta ka hyrë në këtë rrugë pa krye, herët. Atëherë kur nga zyra e kreut të shtetit, e kuptoi se drejtësia nuk ishte më nën kthetrat e lidershipit të politikës së vjetër shqiptare. E kësisoj, ajo pritet të shndërrohet hap pas hapi, në një minë me sahat që rrezikon fillimisht, ata vetë. Sa më shumë që sistemi i drejtësisë u dilte nga duart, aq më shumë thellohej lufta pa kompromis kundër mbrojtjësve të reformës historike: SHBA, BE dhe mazhorancës.

Po ta mendosh hollë hollë, e ta vendosësh veten në vendin e tyre, nuk është se nuk kanë arësye. Sepse ata nuk na e falin dot, të keqen që na kanë bërë, me drejtësinë e vjetër. Ndaj përballë drejtësisë së re, nuk kanë asnjë rrugë tjetër, veçse ti shkojnë të keqes së tyre deri në fund.

Ilir Meta i shkoi të keqes deri në fund duke mos dekretuar emërimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm; duke mos shkarkuar Ditmir Bushatin; e duke mos dekretuar emërimin e Gent Cakës, si ministër i Jashtëm.

Këto hapa ishin pararendëset për ti shkuar deri në fund djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, pavarësisht se e gjithë bota demokratike, u tha se e keni komplet gabim.

I shkuan deri në fund marrëveshjes për të mos u futur në zgjedhjet e 30 Qershorit, megjithëse lidershipi i aleatëve tanë më të mëdhenj ndërkombëtare, u tha të kundërtën.

Ilir Meta i shkoi deri në fund çdekretimit të datës së zgjedhjeve, pavarësisht se ekspertët e Komisionit të Venecias i thanë më pas, se e gjitha ishte një gabim.

Ilir Meta tha se e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet lokale ishte 13 tetori. Por fakti është nuk i shkoi dot pas, as Partia Demokratike dhe aleatët e tjerë të opozitës rrugore.

E kur e kuptuan se nëpërmjet kësaj rruge, nuk ia dolën që të rrëzonin dot Edi Ramën, që ta fitonin pushtetin në tavolinë për të bllokuar e zhbërë reformën në drejtësi, afërmendsh që nuk mund të ndalonin dot këtu.

Duke mos e bllokuar gjithë sistemin njëherësh, tani kanë vendosur që ti shkojnë të keqes deri në fund, duke bllokuar çmund të bllokojnë. E vetmja mundësi që u ka mbetur, është që të mbajnë sa më gjatë Ilir Metën në Presidencë, përpara se shkarkimi i tij që pritet të votohet në Parlament, ti shkojë për shqyrtim Gjykatës së re Kushtetutese, që po krijohet.

Sa më shumë të vonohet ringritja e Gjykatës Kushtetuese, aq më shumë zgjaten ditët e qëndrimit të Ilir Metës në Presidencë. Ndaj, objektivi I fundit që u ka mbetur, është sabotimi me çdo kusht, rrugë e çmim i mundësisë së rikthimit të normalitetit në funksionimin e saj.

Ndaj askush të mos çuditet për asgjë, në lidhje me hapat që Ilir Meta po hedh në kundërshtim me çdo ligj, nen, frymë e gërmë kushtetuese në procesin e ringritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Tek e fundit nuk ka faj. Por dikush ti kujtojë se e ka të kotë. Sepse askush nuk është aq i fortë me sa duket, sa të nxjerri nga pusi ku ka rënë, kovën që ka hipur vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN DETAJET E REJA/ Kush është 34-vjeçari që u gjet i vrarë pranë banesës në Vlorë
Previous article SA E ËMBËL/ Zbulohet portreti i plotë i vajzës së Granit Xhakës dhe Leonitës (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT