• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PËRFUNDON REHABILITIMI I NËNSTACIONIT LAÇ 2/ Balluku: Cilësi shërbimi ndaj abonentëve dhe mundësi për të tërhequr…
Home
Ekonomi

PËRFUNDON REHABILITIMI I NËNSTACIONIT LAÇ 2/ Balluku: Cilësi shërbimi ndaj abonentëve dhe mundësi për të tërhequr…

13 November, 2019 F.autor Ekonomi

Për më shumë se katër dekada në nënstacionin elektrik Laç 2 kishin munguar investimet, duke bërë që puna të vijonte me pajisje që datojnë në vitin 1972, kohë kur ishte ndërtuar. Përmes një investimi prej 234 milionë lekësh të Operatorit të Transmetimit të Energjisë u bë i mundur rehabilitimi i këtij nënstacioni si dhe rikonstruksioni i plotë i linjës 110 kV Laç 1- Laç 2. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër investimin e realizuar si dhe u njoh me efektet që pritet të sjell transformimi i këtij nënstacioni. Bledian Dalipi, Drejtor i Rrjetit të Transmetimit, bëri të ditur se falë këtij investimi bëhet e mundur një furnizim më i sigurt me energji i banorëve të këtij rajoni. “Është një investim i OST, që ka të bëjë me rehabilitimin e tre trakteve dhe linjave që hyjnë e dalin në këtë nënstacion dhe që garantojnë një furnizim të sigurtë me energji të banorëve të kësaj zone. Është rehabilituar trakti i linjës Laç 2 – Laç 1 dhe dy traktet që janë në krahun tjetër të nënstacionit, njëri vjen nga Lezha dhe tjetri nga Ulza.

Krahas investimi, që është bërë në nënstacion, është rehabilituar edhe linja prej 12.5 kilometra që del nga nënstacioni Laç 2 shkon në drejtim të Laç 1. Është bërë zëvendësimi i shtyllave, është rritur seksioni i përcjellësit, është rritur kapaciteti transmetues”, informoi Dalipi. Për drejtorin e Rrjetit të Transmetimit, rehabilitimi i këtij nënstacioni si dhe përfundimi i disa investimeve të tjera të rëndësishme në zonë do të jenë një ndihmë e madhe jo vetëm për 5 mijë banorët e zonës, por edhe për përdoruesit, që transmetojnë energji përmes rrjetit, siç janë HEC-et e ndryshme, që operojnë në zone. Ministrja Belinda Balluku theksoi se ky investim është prova e radhës e bashkëpunimit të mirë midis dy operatorëve OST dhe OSHEE, që do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për zonën e Laçit. “Ky ka qenë një investim që ka kushtuar rreth 234 milionë lekë dhe vjen në një zonë me problematikë shumë të madhe përsa i përket shpërndarjes së energjisë. Një zonë në të cilën nuk ishte investuar prej dekadash dhe që normalisht e ka shumë afër një burim shumë të rëndësishëm energjetik siç janë dy HEC-et e Shkopetit dhe Ulzës.

Por fatkeqësisht dihet që Laçi dhe gjithë zona përreth ka vuajtur gjatë për energjinë elektrike, ndërprerjet e shumta për defekte teknike, humbjet në rrjet dhe gjithë problematikat e tjera”, u shpreh Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi më tej se pas investimeve në nënstacionet elektrike është e rëndësishme që të ndërhyhet edhe në rrjetin shpërndarës, si atë të tensionit të mesëm ashtu edhe atë të ulët, për të rritur edhe më cilësinë e furnizimit për të gjithë qytetarët. “Kemi pasur një rritje të cilësisë së ofrimit të shërbimit në rrjet, gjë të cilën e synojmë në të gjithë territorin. Duke mbyllur investimet që kemi nisur në nënstacionet e OST, krijojmë sigurinë në transmetimin e rrjetit energjetik, që është më e rëndësishmja, dhe më pas lind nevoja e ndërhyrjes dhe në rrjetin e transmetimit të tensionit të mesëm dhe të ulët, i cili mbulohet nga OSHEE-ja”, nënvizoi Balluku. Këto investime do të ndihmojnë edhe në tërheqjen më të mirë të energjisë nga HEC-et private, që operojnë sipas kushteve të sanksionuara në kontrata, si dhe nga parqet fotovoltaike në të ardhmen, një energji për të cilën aktualisht shteti paguan për t’a blerë.

“Këto rrjete do të ndihmojnë edhe më pas kur të krijohen parqet fotovoltaike të cilat janë shumë të rëndësishme për shkak të diversifikimit të burimeve natyrore që ne kërkojmë që të krijojmë këto momente. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë dhe të kemi kapacitete të mëdhaja të energjisë së rinovueshme, pra nga uji apo nga dielli, por nga ana tjetër të kemi dhe mundësi që t’a tërheqim këtë energji dhe ta transmetojmë në rrjet pa humbje. Ky është dhe synimi kryesor”, u shpreh Balluku. Në nënstacionin Laç 2 janë ndërruar tërësisht traktet e 3 linjave 110 kV, Laç 1- Laç 2, Ulëz-Skuraj-Laç 2 dhe Lezhë-Laç 2. Gjithashtu janë vendosur edhe pajisje për kontrollin dhe monitorimin e nënstacionit duke rritur sigurinë dhe cilësinë e transmetimit në rrjetin 110 kV.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Vetëvendosja, Astiri dhe një deklaratë e panevojshme
Previous article PASI U VENDOS DATA PËRCAKTOHET EDHE ORARI/ Ja kur do të luhet “El Clasico” e parë për këtë sezon

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT