• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM PËRDHUNUAR NË MOSHËN 7-VJEÇARE”/ Rrëfehen gratë e dhunuara gjatë luftës së Kosovës
Home
Rajon

“JAM PËRDHUNUAR NË MOSHËN 7-VJEÇARE”/ Rrëfehen gratë e dhunuara gjatë luftës së Kosovës

12 November, 2019 k.autor Rajon

Gjatë luftës në Kosovë gratë dhe vajzat ishin shënjestër e dhunës seksuale nga policia dhe ushtria serbe, ndërsa pas luftës shpesh viktimë e paragjykimeve nga shoqëria. Për këtë arsye, shumë prej tyre hezitojnë të tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar.

Ndër të parat gra që foli publikisht ishte Vasfije Krasniqi Goodman. Në 20-vjetorin e themelimit të Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, ajo kërkoi që të punohet më shumë me fëmijët.

“Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe nuk jam Vasfija që kam qenë më parë. Sepse unë jam rritur në një familje mjaft të madhe. Në familjen time ajo që më ka ndodh mua asnjëherë nuk më ka bërë fajtore. Por prindërit dhe vëllezërit u ndjenin fajtorë që nuk mund të më mbronin mua. Dikush me fajëson dhe më gjykon dhe një gjë e tillë duhet të ndryshojë shumë në Kosovë. Ajo çka na duhet në Kosovë është që të punojmë me fëmijët tanë sepse ata vuajnë nga traumat tona”.

Ndërsa u rrëfyen edhe të mbijetuarat e dhunës seksuale nga Iraku dhe Sudani Jugor.

Dalal Ali Khairo, e mbijetuar e dhunës seksuale në Irak: “Përdhunuesit duhet t’i nënshtrohen drejtësisë. Unë jam mbijetuese dhe nuk di për fatin e familjes time. Në vitin 2014 ISIS-i erdhi në fshatin tonë dhe na thanë qe nuk do t’ju bëjmë gjë dhe nuk do ju vrasim. Pas orës 3 pasdite tha nëse nuk arratiseni tha ne do të ju vrasim të gjithëve. Disa prej ne ikëm me vetura dhe disa në këmbë. Ata i vranë të gjithë burrat ndërsa mua dhe shumë gra na përdhunuan”.

Mert Ayang, e mbijetuar e dhunës seksuale nga Sudani Jugor: “Unë kam përjetuar dhunën seksuale në moshën 7-vjeçare, por isha e shtyrë nga zemërimi dhe duke i parë të mbijetuarit e tjerë nga vendet e tjera. Dëshira ishte e thellë që unë të shërohem dhe është një rrugë e gjatë. Të bëhemi së bashku me të tjerat është më e mira. Mesazhi im për të gjithë të mbijetuarat në gjithë botën është se nuk jeni të vetmuara në këtë luftë. Institucionet në Kosovë kanë nevojë edhe për mbështetje dhe të jenë më të fuqishme”.

Ndërsa laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukuege, tha se Serbia gjatë luftës ka përdorur përdhunimin si teknikë për të bërë spastrim etnik në Kosovë.

“Kudo që shkojmë do të gjejmë pasojat e njëjta, por në Kosovë përdhunimi është përdorur si teknikë e spastrimit etnik ose duke e detyruar popullatën të ikin prej vendit të tyre. Në Siri bëhet shitja e grave dhe është turp i njerëzimit tonë. Përdhunimi në luftë nuk duhet të ngatërrohet me një akt seksual pa pëlqim dhe poshtërues. Përdhunimi është t’i mohohet karakteri njerëzor dhe synon shkatërrimin e gruas. Përgjegjësia jonë e përbashkët ka për qëllim t’i përgjigjet me humanitet kësaj të keqe”.

U tha se Kosova është vendi i parë që ka krijuar një mekanizëm për t’i kompensuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Nuk dihet numri i saktë i grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë por besohet të jetë rreth 20 mijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITE NË ANKARA/ Shahini: Turqa ka ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës së konvikteve
Previous article TREGON LINJAT PERFEKTE/ Taylor Mega preznaton kalendarin "HOT" me format e saj SUPER SEKSI (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT