Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të heq nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.
Nga PZAP, 23 ankesa janë konsideruar të pavlefshme dhe 25 ankesa janë refuzuar si të pabazuara.
Në datën 7 nëntor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.
Sipas KQZ, Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka marrë 32 deputetë, ndërsa LDK-ja që pati për kandidate Vjosa Osmanin ka marrë 29 deputetë.
PDK – 178 mijë e 645 vota apo 21, 163 %.
AAK-PSD – 96 mijë e 883 vota apo 11, 477 %
Nisma – 42 mijë e 72 vota apo 4,984 %
Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës.
Prej ditësh përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur bisedimet në rang ekspertësh për të hedhur piketat e para të qeverisë së re që parashikohet të dalë nga koalicioni i mundshëm mes tyre. Diskutimet janë përqëndruar në çështje teknike dhe jo në emra të përveçëm që do të jenë në krye të ministrive. Emrin e atij që do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pritet të vendoset në bisedat e rangut të lartë, mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Ky i fundit nga ana e tij para disa ditësh deklaroi se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive dhe as për emrin e Kryeministrit kurse më parë, kandidatja për kryeministre nga LDK pati deklaruar se emri i kryeministrit i takon ta caktojë forca politike që do të sigurojë më shumë mandate pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.


