Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës për cështjen e kontratës së lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prokuroria njofton se ka përfunduar hetimet për kontratën 675 mijë dollarë me kompaninë Biniata Trade. Basha akuzohet për “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, ndërkohë që akuza për “pastrim parash” ka rënë.
Të njëjtat akuza si për Bashën, Prokuroria e Tiranës i ka ngritur edhe ndaj Arben Ristanit e Ilir Dervishit. Në lidhje me hetimin ka reaguar Drejtuesja e prokurorisë Elisabeta Imeraj ka kërkuar sqarim për mënyrën sesi është përjashtuar nga vendimi, prokurori tjetër, Kol Hysenaj, dhe vënien në dispozicion të procedurës së ndjekur.
Për të sqaruar paqartësitë e këtij vendimi, dy prokurorët kanë tre ditë kohë, ndërsa Imeraj ka paralajmëruar se vendimi në fjalë është nul nëse nuk është respektuar ligji.
Prokuroria e Tiranës mori të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha për dosjen e lobimit me para ruse në SHBA në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe i kërkon gjykatës të caktojë datën e gjyqit për Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e PD Ilir Dervishin.


