• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROFIL/ Kush është Ardjani, shënjestra e atentatit të sotëm ndaj fisit “Çapja” në Elbasan
Home
Ekskluzive

PROFIL/ Kush është Ardjani, shënjestra e atentatit të sotëm ndaj fisit “Çapja” në Elbasan

23 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ardjan Çapja 48 vjeç, është pronari i hotel “Univers” në Elbasan si dhe një nga pjesëtarët e fisit Çapja. Më së shumti është përmendur nga mediat për faktin se në datën 8 qershor të vitit 2016, ka qëlluar me armë zjarri drejt automjeteve të policisë, në Elbasan.
Është gjetur në vendngjarje mjeti “Benz”, ku në vendin e shoferit ishte po Ardian Çapja, i cili gjatë dinamikës së ngjarjes rezulton të ketë qënë në vëndin e pasagjerit deri në momentin kur mjeti është larguar nga vendi ku dhe ata qëlluan shërbimet policore.

Sulmi me armë (DETAJE)
Ngjarja ka ndodhur në 8 qershor 2016, rreth orës 18:50, mjeti në të cilin udhëtonin dy efektivët e policisë të Forcave Operacionale, kanë qenë në lëvizje në rrugën “Emin Matraxhiu”. Ata kishin detyrë mbajtjen nën vëzhgim të pjestarëve të familjes Çapja, për shkak të një ngjarjeje që kishte ndodhur dy ditë parpara në Elbasan. Rreth 800 metra nga hotel “Univers” në drejtimin perëndimor të rrugës, ndërsa mjeti ku gjendeshin oficerët e policisë ka qënë në lëvizje, drejtuesi i tij ka vënë re se një mjet me targa AA 007 MZ, i cili ishte dhe mjeti që ata duhej t’a mbanin në vëzhgim, i ka shoqëruar nga pas për një kohë të shkurtër duke u bërë shenjë me drita të ndalonin. Efektivi i policisë ka hapur paksa krahun, për të kuptuar se çfarë kërkonte nga ata drejtuesi i mjetit tjetër.

Nga dera e pasme e mjetit ka dalë një person që ka marrë në sedilje një pistolete dhe ka qëlluar drejtpërdrejte në xhamin e pasëm të mjetit tjetër. Këto qitje kanë thyer xhamin e pasëm dhe, pasi kanë përshkruar tej e për tej mjetin, kanë dalë nga xhami i përparmë.

Një jetë e pa ekspozuar publikisht

Më 14 qershor 2016, Ardian Çapja është transportuar nga dhoma e spitalit në zyrat e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Qëllimi i kësaj “vizite” e Çapjas në polici ka qënë marrja e gjurmëve të gishtave të tij, me qëllim krahasimin e tyre me gjurmët që janë gjetur në armët e sekuestruara, gjatë operacionit policor, pas breshërive që Çapjat bënë kundër policisë.
Çapja është parë të zbresë nga furgoni i policisë me një serum në dorë, të cilin e mbante vete (momenti, në FOTO). Kur ka kostatuar prezencën e kamerave, Çapja ka ndaluar duke mbuluar fytyrën me bluzën e tij, dhe më pas ka hyrë në polici. Kjo është arësyeja që për të nuk ka shumë imazhe publike, e vetmja që qarkullon duket se është kjo fot e tij me bluzë të kuqe. Duket se ai qëndron gjithmonë i paekspozuar në publik, kjo si pasojë e frikës së hakmarjes nga kundërshtarët e tij.
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeministri Haradinaj flet për herë të parë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale
Previous article Burri denoncon në policinë e Krujës/ Në varrezat e fisit tim gjeta të varrosur…

F.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT