• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Historia e plotë/ Zbulohet e dashura e re e Flori Mumajesit, miku i ngushtë u nxjerr sekretin
Home
Gossip

Historia e plotë/ Zbulohet e dashura e re e Flori Mumajesit, miku i ngushtë u nxjerr sekretin

23 December, 2017 Ina.Autor Gossip, Lifestyle

Edhe pse nuk kanë folur as njëri, as tjetri për lidhjen e tyre, duket se kantautori Flori Mumajesi dhe moderatorja e “Prive” Liberta Spahiu janë duke hedhur hapa seriozë në lidhjen e tyre. Ka qenë miku i tyre i ngushtë, moderatori Alaudin Hamiti që u ka nxjerrë sekretin e marrëdhënies së fshehtë që po përpiqen të mbajnë Flori dhe Liberta, që nga muaji prill ku mediat zbuluan se mes tyre kishte nisur një histori pasionante. Alaudini, i cili rri non stop me Libertën dhe Florin, që kur ata nisën lidhjen, ka zbuluar indirekt se lidhja e tyre jo vetëm që vazhdon, por është konsoliduar edhe më shumë. Madje për t’i bërë qejfin mikeshës së tij, Alaudini i ka dorëzuar Florit emisionin që ka më shumë për zemër dhe që e moderon prej vitesh, programin e Vitit të Ri.

“Kam kënaqësinë dhe nderin që këtë vit prezantimin e “’NIN festiv’ t’ia dorëzoj mikut tim Flori Mumajesi! ‘NIN festiv’ as never seen before…”, ishte njoftimi që moderatori më i pëlqyer në Kosovë, Alaudin Hamiti dha për ndjekësit e tij pak ditë më parë. Por jo më kot Alaudini, miku më i ngushtë i moderatores së “Prive” Liberta Spahiut, i dorëzon programin e Vitit të Ri, kantautorit që është përfolur si i dashuri i mikeshës së ngushtë. Kjo dëshmon se Flori dhe Liberta vazhdojnë lidhjen e tyre në fshehtësi në Prishtinë, një marrëdhënie për të cilën kanë preferuar ta mbajnë mister. Sipas mediave të Kosovës ka qenë pikërisht Liberta arsyeja pse Flori la Tiranën dhe nisi jetë të re në Prishtinë për të qenë më pranë saj. U fol madje se ata bashkëjetojnë, por në programin e Ardit Gjebresë “E diela Shqiptare”, ai tregoi se në fakt jetonte me djemtë e “Threedots”.

 

FLORI DHE LIBERTA, SI NISI HISTORIA ME MIKESHËN E ELVANA GJATËS

Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetë sentimentale të kantautorit, Flori Mumajesit. Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet kanë ndryshuar komplet rrjedhë.

Moderatoren interesante të emisionit “Prive” në “Klan Kosova” e shohim pranë muzikantit më të përfolur të muajve të fundit, Mumajesit. Vitin e kaluar Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën, që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimin e biznesit “Altar”. Në atë mbrëmje Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsideruar si ish-bashkëpunëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë. Tashmë në pak kohë, Liberta duket se ka kaluar në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që u zbulua në pranverë nga mediat e Kosovës. Duket se Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalitet të veçantë ia ka ndryshuar jetën Florit, duke e tërhequr pas vetes, aq sa e ka bërë të lërë Tiranën.

Ndërkaq, mbetet për t’u theksuar se Flori dhe Liberta nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por as e kanë mohuar. Ndërkaq nga kërkimet në Instagram, portalet kanë gjetur një fotografi që ndoshta zyrtarizon marrëdhënien e tyre. Në foton në fjalë shfaqeshin disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Florit, siç janë; Klajdi Haruni dhe Bruno, dhe bashkë me ta ishte edhe e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.Pyetja që ngrihet në këtë rast është, nëse kjo foto e postuar me dëshirë nga vetë ata ishte zyrtarizimi i lidhjes kaq të përfolur, apo Flori dhe Liberta thjesht ishin për të pirë një gotë. Ndërkaq, në verë u fol se pati një krisje mes tyre, por ka pak kohë që ata duket se frekuentojnë të njëjtat vende, ndërsa nuk mungojnë pëlqimet e Florit në Instagram, në fotot ku shihet Liberta

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Anulohet mbledhja e Qeverisë ku do të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale
Previous article EKSKLUZIVE/ Ja pse Gjykata Speciale për Krime Lufte ka tronditur nga themelet klasën politike në Kosovë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DASMA NË SIÇILI/ Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse Gossip

DASMA NË SIÇILI/ Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

"MA MORI BURRIN"/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve Gossip

"MA MORI BURRIN"/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

"NUK VI MË KËTU"/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re… Gossip

"NUK VI MË KËTU"/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT