Lulzim Basha ka reaguar për marrjen i pandehur, për falsifikim dokumentesh.
Basha tha se Prokuroria është përdorur nga Edi Rama.
“Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë.
Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp.
E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës.
E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën.
Lidhjes me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë”, u shpreh Basha.