Ndonëse prej 6 ditësh ai po luftonte mes jetës dhe vdekjes, zemra e Andi Malokut dje pushoi së rrahuri pas një komplikacioni shëndetësor.
24-vjeçari mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi në makinën e Arjan Ndojit, ku u qëllua me dy plumba dhe prokurori i Durrësit dhe miku i këtij të fundit, Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”.
Në profilin e tij në facebook miq dhe të afër ngushëllojnë familjarët e tij për këtë ngjarje të trishtë.
/AlpeNews.al



