• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Ja pse Gjykata Speciale për Krime Lufte ka tronditur nga themelet klasën politike në Kosovë
Home
Ekskluzive

EKSKLUZIVE/ Ja pse Gjykata Speciale për Krime Lufte ka tronditur nga themelet klasën politike në Kosovë

23 December, 2017 F.autor Ekskluzive, Rajon

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të dytë këtë javë që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues, për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme me qëllim shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Në rast se ky propozim kalon do të ketë implikime shumë negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës dhe do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si thikë pas shpinës”, ka thënë ambasadori i SHBA në Kosovë, Delawie. “Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”,- ka thënë ai.

Pse funksionimi i Gjykatës Speciale për Krimet në Kosovë e ka tronditur nga themelet klasën aktuale politike në Prishtinë? Ç’farë është, si u ngrit dhe pse situata ka ardhur deri këtu? Alpenews.al i hedh një vështrim kronologjik e tërësor historikut të këtij institucioni:

Më 23 prill 2014  me 89 vota pro, 22 kundër dhe dy abstenime, Parlamenti i Kosovës, miratoi themelimin e gjykatës së posaçme për krimet e luftës dhe vendosi të zgjasë edhe për dy vjet të tjera mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Pse u formua?
Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dik Marti për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Ku është vendosur?
Gjykata është vendosur në Hagë për faktin se siç është thënë dëshmitarët mund të ndiheshin të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë.

Objekti i punës:
Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Nëntëmbëdhjetë gjykatës nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vendet e Evropës perëndimore janë emëruar në fillim të muajit shkurt në Gjykatën e Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Pse nuk e duan politikanët në Kosovë?

Hashim Thaçi tha se “kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës për të themeluar këtë gjykatë, është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës dhe shoqërisë së saj”. “UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe ka respektuar normat ndërkombëtare. Pikërisht për këtë shkak Kosova u ndihmua nga aleatët ndërkombëtarë dhe e fitoi luftën çlirimtare”, tha kryeministri Thaçi, duke nënvizuar se themelimi i gjykatës “është një gjë shumë e vështirë, e cila do të rëndojë në ndërgjegjen tonë derisa të jemi gjallë. Por, ai tha se themelimi i gjykatës është i pashmangshëm. “Sot nuk kemi dy opsione. Kemi vetëm një opsion. E ky është vazhdimi i bashkëpunimit me SHBA-të dhe BE-në, që nënkupton se duhet të themelojmë këtë gjykatë”, është shprehur Thaçi.

Edhe përfaqësuesit e partive tjera politike mbështetën themelimin e gjykatës me gjithë mospajtimin e tyre, ndërsa kundër është shprehur lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të shtunën në ora 14:00 për të diskutuar me urgjencë mundësitë për të bllokuar funksionimin e kësaj gjykate.

Iniciativa e tre ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, tashmë drejtues të tri institucioneve kryesore të vendit, për ta proceduar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka dështuar në dy tentativat e djeshme të Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit.

Kundër kësaj iniciative kanë dalë haptas ambasadorët amerikan, gjerman, britanik dhe të Bashkimit Evropian. Sipas këtyre të fundit, shteti i Kosovës po e rrezikon të ardhmen për shkak të interesave personale të liderëve të saj.

Pse është e rëndësishme për ndërkombëtarët?

Ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili qëndroi në mjediset e parlamentit tha se “Shtetet e Bashkuara i kundërvihen çdo përpjekjeje për të ndryshuar apo shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme. Më duhet të them se jam vërtetë i dëshpëruar që kjo doli prej asgjëkundi gjatë disa ditëve të fundit. Pa debat publik, për një çështje me interes thelbësorë për qytetarët e Kosovë, është e turpshme nga pikëpamja ime.

Gjykata, hollësitë e veprimit të së cilës ende nuk janë të qarta, do të veprojë në kuadër të ligjeve të Kosovës, por pjesa më e madhe e punës së saj do të kryhet jashtë Kosovës, me gjasë në Holandë, ndërsa prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar. Kjo, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, do të ndihmojë mbrojtjen e dëshmitarëve.

Pretendimet e zotit Marti po hetohen që nga viti 2011 nga një grup pune i kryesuar nga prokurori amerikan Clint Wlliamson, raporti i të cilit pritet të bëhet publik në muajin qershor.

Ambasadori britanik Ruari O’Connell, shprehu keqardhjen me përpjekjet për shfuqizimin e ligjit. Ai tha se “Kosova i ka dhënë besën BE-së dhe botës dhe nëse shfuqizohet tani ligji, reagimi do të jetë shumë i madh dhe dëmton dhe shkatërron Kosovën. Kemi investuar shumë në Kosovë për të pasur një shtet të qëndrueshëm dhe të fortë, kemi interes për të parë Kosovën shtet të ligjit. Nëse kjo ndodhë, kush mund të besojë që Kosova është shtet i ligjit. Shpresoj që çdo deputet do të marr parasysh interesin e shtetit të Kosovës, tha ai.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Delawi paralajmëroi publikisht liderët shqiptarë të Kosovës se vendimi për anulimin e Gjykatës Speciale do të çonte në një “izolim global” të Kosovës, raporton “Vestinet”.

“Ideja për të ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale mund të çojë në një izolim global të Kosovës. Mos e ktheni kohën prapa” – shkroi Delawi në Twitterin e tij.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e plotë/ Zbulohet e dashura e re e Flori Mumajesit, miku i ngushtë u nxjerr sekretin
Previous article Media italiane tregon vendin: Shikoni ku prostituojnë vajzat shqiptare... (Foto)

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT