• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS SHPËTIMIT TË ALVIN BERISHËS/ Ministri Lleshaj: Një operacion shumë i ndërlikuar, mirënjohje për…
Home
Breaking News

PAS SHPËTIMIT TË ALVIN BERISHËS/ Ministri Lleshaj: Një operacion shumë i ndërlikuar, mirënjohje për…

8 November, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot bashkë me aktorë të tjerë të rëndësishëm në Romë për të folur për operacionin e shpëtimit dhe largimit të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha nga Siria.

Lleshaj falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë operacion, për të cilin tha se u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri italian Giussepe Conte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai pranoi se kjo ngjarje po përdoret politikisht duke dhënë edhe mesazhin e tij të fortë që terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë.

“Gjithçka erdhi pas takimit të dy kryeministrave Conte e Rama në Romë, operacioni u ndoq nga ata të dy drejtpërdrejt. Aspekti diplomatik përfshiu dy ambasadat në Romë dhe ambasadën italiane në Bejrut. Ka pasur një aspekt të rëndësishëm policor ku janë angazhuar policitë e dy vendeve dhe së fundmi por jo nga rëndësia ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e kuqe. Nuk dua të hyj në detaje të operacionit por kam ardhur për të shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptarë për të gjithë aktorët e përfshirë. Së pari, për autoritetet policore të Italisë e Shqipërisë, për presidentin e Kryqit të Kuq italian e Ndërkombëtar dhe presidentit të Gjysmëhënës së kuqe siriane. Po ashtu dua të përshëndes autoritetet diplomatike që u përfshinë në këtë operacion. Ishin autoritetet libaneze që mbështetën me gjithë kapacitetet e tyre operacionin në terren. Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe natyrisht lind pyetja nëse po përdoret politikisht. Dhe unë them po. Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një nga ato rastet që duhet të na tregojë se terrorizmi, ekstremizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona”, deklaroi Lleshaj.

“Edhe një herë faleminderit, për mbështetjen e jashtëzakonshme që mundësohet që një djalë i ri shqiptar dhe italian të kthehet i lirë për të vazhduar jetën në liri”, theksoi ministri i Brendshëm shqiptar.

Aereoporto di Fiumicino: torna in Italia Alvin Berisha, il bimbo sequestrato dalla madre che combatteva con Isis e ritrovato in un campo profughi siriano

Gepostet von Corriere della Sera am Freitag, 8. November 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TIRANA PËSON GOLA ORDINERE”/ Bedri Omuri kritikon: S’e kuptoj dot një ndeshje pa tifozë...
Previous article E FUNDIT/ Goditën me gurë punonjësit e IKMT e policisë te Astiri, procedohen 9 persona

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT