Prokuroria e Krujës ka zbardhur grabitjes e postës. Tre ditë pas grabitjes policia ka arrestuar gjashtë persona. Të arrestuar si autorë janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.
Si ndodhi ngjarja:
Hajdutët mëngjesin e së hënës duke përfituar edhe nga fakti i “çuditshëm” i ikjes së dritave në Krujë arritën të grabisnin postën. Gjatë kontrollit të banesave dhe makinave që lëviznin është sekuestruar një sasi lekësh që u grabitën, makina të vjedhura, një pistoletë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave.
Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj deklaroi dy ditë më parë se shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro. Ai tha se sistemi i sigurisë ka funksionuar, ndërsa përgjegjësinë për grabitjen e ka kompania e sigurisë, që do të paguajë deri në qindarkën e fundit.
Kush është Andi Rexhepi (Paturri):
Emri i 28-vjeçarit nuk është i panjohur as për Policinë shqiptare, pasi ditën e sotme është arrestuar si një nga të dyshuarit kryesore për grabitjen e Postës së Krujës. 28-vjeçari në bashkëpunim me 6 persona të tjerë ka arritur që të marrë plot 130 milionë lekë të vjetra që kishin ardhur në Postë për t’u shpërndarë për pensione.
Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze të ‘VIP-ave’ duke u futur në banesat e këngëtarit të njohur Nikos Vertis, i njohur si ish-bashkëshorti i këngëtares Elena Paparizou. Shqipëtarëve nuk i ka shpëtuar as syri i menaxherit të artistëve Tony Mavridis.
Banda e 4 shqiptarëve ka kryer grabitje të shumta, vlera e të cilave tejkalon 1 milionë euro. Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë.
/AlpeNews.al



