• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPECIALE/ Rikthehet në skenë fisi Çapja. Kalvari i një hakmarrje që mban prej 12 vitesh në ankth Elbasanin
Home
Ekskluzive

SPECIALE/ Rikthehet në skenë fisi Çapja. Kalvari i një hakmarrje që mban prej 12 vitesh në ankth Elbasanin

23 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë fisi Çapja. 
Autorët kanë qëlluar nga makina e tyre tip Benz, në drejtim të disa personave, ndërsa më pas kanë djegur mjetin e tyre për të fshehur gjurmët. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet, objektivin dhe autorët e këtij atentati. 

Fisi Çapja nuk është i panjohur për policinë dhe opinionin publik. 

Kush janë ata dhe influenca e tyre në Elbasan:

Fisi Çapja në Elbasan njihet si fis i madh dhe prej disa vitesh mendohet se ka pasur aktivitet kriminal në tregtinë e drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Itali, Belgjikë dhe Hollandë. Në Elbasan ata kanë shpenzuar një pjesë të pasurisë duke investuar në hoteleri, restorante e lokale. Ndërsa për sa i përket inflencës së tyre në qytet, kjo është e madhe, pasi për shkak të fuqisë së tyre ekonomike ky fis ka arritur që të sheshojë problemet e veta me gjykatat, policët dhe prokurorinë. Madje edhe i ashtëquajtur “komisari i hekurt”, Edmond Koseni në 1998-1999 kur drejtonte policinë e Elbasanit, nuk guxoi të hapte një dosje për anëtarët e këtij fisi, edhe pse dyshoheshin që në atë kohë se mund të ishin të përfshirë në aktivitete kriminale.

​Çapjat për shumë vite konsideroheshin si të paprekshëm në Elbasan, duke u lënë të qetë në veprimtarinë e tyre. Krerët e institucioneve ligjzbatuese duken të tërhequra ndërkohë që Çapjat duket se gëzojnë dhe mbështetjen e politikës lokale në Elbasan.

Kronologjia e një konflikti:

Seriali i vrasjeve – Konflikti besohet se e ka origjinën në vrasjen e Sokol Çapjas, i cili u ekzekutua në vitin 2005 në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit. Në atë kohë për këtë ngjarje të bujshme u arrestuan disa persona.
Sherri me ish-policin – Familja Çapja akuzoi ish-oficerin Fadil Mema si organizator të atentatit, pas një konflikti që kishte pasur me Sokolin. Të dyja familjet deri në ato momente kishin lidhje miqësore mes tyre.

Atentat ish-oficerit – Fadil Memës iu bënë të paktën dy atentate, një në vitin 2006 dhe tjetri vitin 2009 në Elbasan, të cilave u shpëtoi mrekullisht. Por ai u ekzekutua në mars të vitit 2015 në Torino të Italisë, ku jetonte dhe punonte si postier.

I dënuari – Gentian Beqiraj u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij, teksa ruhej me policë, pasi po gjykohej për vrasjen e Sokol Çapjas dhe Ardian Ibrahimit, kunatit të ish-policit Fadil Mema.

Detaje:

Përplasja me Fadil Memën dhe nipin
Edhe pse askush, nuk guxonte të përballej me Çapjat, një ish-shef qarkullimi rrugor në qytetin e Elbasanit i quajtur Fadil Mema, teksa bënte detyrën e tij ka ndaluar në 2005, njërin nga anëtarët e këtij fisi, 33 vjeçarin Sokol Çapja teksa udhëtonte me makinë. Mes Çapjat dhe Fadil Memës ka pasur një përplasje verbale dhe më pas palët janë ndarë pa probleme.

Mirëpo ky sherr është transmetuar nga Fadili tek nipi i tij Dritan Sheme, i cili pas disa ditësh ka kërkuar të sqaroheshin me Sokol Çapjan. Nga sa mësohet takimi është bërë në diskon “Road House” që ndodhet afër konvikteve të universitet të Elbasanit. Pikërisht në këtë diskotekë Sheme dhe Çapja në vend që të sqaroheshin janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, por ndërhyrja e truprojave të diskotekës ka sjellë ndarjen e palëve.

Zënka në diskotekë dhe garancia e Memës
Dritan Sheme për këtë zënkë njofton dajën e tij në polici Fadil Memën dhe të afërmin Roland Rrexhepi, që atëherë drejtonte sektorin e drogës në policinë e Elbasanit. Fadil Mema, duke pasur njohje të vjetra me anëtarët e familjes Çapja dhe duke shfrytëzuar miqësinë me disa prej tyre hyn si negociator tek familja Çapja, për të shuar gjakrat. Palët bien dakort dhe japin besën që të mos vijohet më tej konflikti mes djemve të dy familjeve si Çapja ashtu dhe Mema. Mirëpo, pavarësisht kësaj Dritan Sheme, nipi i Fadilit, ka njoftuar të afërmit e tjerë të fisit si Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin.

Besa e thyer dhe fillimi i vrasjeve
Pa njoftuar Fadil Memën, i cili u kishte dhënë besën anëtarëve të familjes Çapja për shuarjen e konflikteve, tre personat e mësipërm të veshur me uniforma të zeza dhe të maskuar, janë pajisur me automatikë “Skorpions”. Në 26 dhjetor 2005 Sokol Çapja, ka qenë në lokalin “Acuario” në qytetin e Elbasanit i shoqëruar nga dy vajza Juliana Jolla e Marsela Beqo. Rreth orës 19:00, papritmas në lokal janë futur tre persona me maska, të armatosur e pasi kanë bërtitur “largohuni” janë drejtuar tek tavolina ku ishte viktima e kanë qëlluar atë me armë zjarri me breshëri e pasi viktima u rrëzua në tokë, ata u larguan me një makinë “Golf 3” në një rrugicë ku ndodhet “Tv Skampa”.

Viktima Sokol Çapja është ndihmuar nga Ermal Tafaj dhe Gentian Likrama që të dërgohej në Spitalin e Elbasanit, por ka gjetur vdekjen rrugës. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 22 gëzhoja e tre predha. Vrasja e Sokol Çapjas ka sjellë tërbimin e anëtarëve të fisit, kjo pasi ata kishin bërë një pakt me Fadil Memën. Fillimisht për këtë ngjarje policia e Elbasanit ka arrestuar Gentian Beqirin, kjo pasi ai në tentativë për tu larguar ka kapërcyer një mur dhe ka thyer këmbët, duke mbetur i paralizuar.

Gentian Beqiri

Dy vite më pas është arrestuar Armando Hasani, i cili ishte kthyer nga Italia ku qëndronte i fshehur në një hotel. Për vrasjen e Sokol Çapjan janë proceduar penalisht Gentian Beqiri i dënuar me 18 vjet burg dhe Armando Hasani, me 25 vjet. Mirëpo në 21 nëntor të 2012 Gjykata e Lartë ka prishur vendimet e dënimit të tyre, duke rikthyer dosjen për rigjykim në Elbasan. Rikthimi i dosjes solli dhe mbarimin e afateve të paraburgimit, e për pasojë Beqiri e Hasani dolën nga burgu duke qëndruar në arrest shtëpie. Dosja është rigjykuar sërisht dhe Armando Hasani është dënuar me 25 vite burg, i cili është i vetmi që ndodhet në burg edhe pse ka fituar disa herë ulje dënimi.

Hakmarja e shpejtë e fisit Çapja
Edhe pse prokuroria e Elbasanit, në 2005 ngriti akuzë në mungesë për Dritan Shemen, nipin e Fadil Memës, ai nuk mundi të jetojë më shumë se tre muaj nga vrasja e Sokol Çapjas. Djemtë e fisit Çapja megjithë tronditjen e pësuar nga vrasja e Sokolit, mbajnë në mbikqyrje të plotë të dashurën e Dritan Shemes. Ata e gjurmojnë deri në Tiranë, ku konstatojnë se ajo hyn në një hotel. Pikërisht në këtë hotel kanë hyrë dhe vrasësit të cilët kanë ekzekutuar Dritan Shemen brenda dhomës së hotelit, duke e lënë të vdekur në vend.

Sulmi mbi Fadil Memën

Fadil Mema
Ende pa u shuar jehona e vrasjes së Dritan Shemes, nipit të Fadil Memës, ky i fundit besohet se ka kërkuar pajtim me Çapajt por ata kanë refuzuar. Çapjat sulmojnë në vitin 2006 Fadil Memën, teksa po hynte në banesën e tij, që ndodhet afër doganës së Elbasanit. Autorët e kanë qëlluar, por vetëm një plumb në këmbë e ka plagosur. Për këtë krim, prokuroria arrestoi Florenc Çapjan dhe një person tjetër, por ata janë liruar për mungesë provash. Për këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar dhe se dosja është pezulluar.

Vrasja e kunatit të Fadil Memës
Edhe pse Çapjat ishin kundërpërgjigjur shumë shpejt duke marrë hak, ata kanë vijuar me serinë e vrasjeve mbi miqtë e Fadil Memës. Në pamundësi për të vrarë ish-efektivin e policisë, Çapjat kanë ekzekutuar disa vite më pas kunatin e tij Ardjan Ibrahimin. Ky i fundit është qëlluar brenda autoshkollës së Fadil Memës me disa plumba. Për këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar nga drejtësia dhe se dosja është pezulluar.

Serial i vrasjeve të Elbasanit
26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiraj
15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja

Të gjitha këto ngjarje, asnjëra prej të cilave gjatë dekadës së fundit nuk është zbardhur plotësisht nga drejtësia, i kanë dhënë mundësi grupeve rivale që t’i lajnë vetë hesapet, të cilat duket se jo vetëm nuk janë mbyllur, por po bëhen akoma edhe më të rrezikshme, edhe për sigurinë publike.
Përgatiti B.Xhanija
AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vota kundër SHBA, Gert Bogdani: Votë personale e Ramës, jo e shqiptarëve
Previous article Thirrje për protestë: Shteti heshti, po ne nuk do të heshtim për Florenc Beqirin!

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT