• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TATIMET 99% NGA KOMPANITË PRIVATE/ Rritet borxhi nga mospagimi i sigurimeve shoqërore
Home
Uncategorized

TATIMET 99% NGA KOMPANITË PRIVATE/ Rritet borxhi nga mospagimi i sigurimeve shoqërore

5 November, 2019 k.autor Ekonomi, Uncategorized

Kompanitë private të cilat operojnë në Shqipëri kanë borxhin më të madh të papaguar nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Në një intervistë për News 24 zv. Drejtori I përgjithshëm I tatimeve Xhavit Curri thotë se nga 100 mln dollarë që është shifra e borxhit e papaguar në vite 99% e kanë kompanitë private ndërsa vetëm 1% rezulton të jetë nga entet publike dhe institucionet shtetërore.

‘Për hir të së vërtetës duhet thënë që nga totali i  numrit të tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari dhe kanë borxhe të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore 99% e tyre janë tatimpagues privat pra jane kompani private. Sigurisht këto kompani janë aktive por ka dhe me status pasiv. Nga ana tjetëtr vetëm 1% e tatimpaguesve i përkasin enteve shtetërorë dhe publike si ujësjellës kanalizime, oshee. Pra e vërteta shtë që borxhi që kompanitë publike dhe sidomos dhe entet buxhetorë kanë ndaj buxhetit të shtetit kanë ndaj administratës tatimore është relativisht i vogël ai ruan një përqindje konstate prej vitesh dhe dua të them që borxhi për kontributet e sigurimeve shoqërore është në nivel stabëlt.’ tha Curri.

Sipas tij, tatimet kanë një plan veprimi në bazë të legjislacionit tatimor për mbledhjen e këtij borxhi duke arritur deri tek mbledhja me forcë, kjo e vlefshme si për entet publike ashtu edhe kompanitë private.

‘Administrata tatimore fillon mbledhjen me forcë të detyrimeve duke vendosur urdhër bllokimin në bankë për këdo që kanë detyrime të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore përfshirë këtu edhe institucionet buxhetore dhe entet publike. Më pas ligji ka parashikuar masa të tjera më të forta të mbledhjes me forcë sic është ajo e bllokimit të aseteve të kompanive duke vendosur barrë siguruese për asetet e luajtshme dhe duke vendosur hipotekën për pasuritë e paluajtshme.E njëjta gjë ndodh edhe me kompanitë private edhe për kompanitë private ndiqen të njëjtat hapa për mbledhjen me forcë.’ tha ai.

Lidhur me borxhin e akumuluar në sigurimet shoqërore të institucioneve shtetërore ekpsertët e financave kanë dhënë alarmin mbi deficitin e skemës së pensioneve pasi mund të çojë vendin drejt një krize.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI I VEÇANTË NË SERIE A/ Një ndeshje në sezon të luhet jashtë vendit
Previous article “EMOCIONE TË FORTA NË DEBUTIMIN E ME KOMBËTAREN”/ Flet mbrojtësi Kumbulla: Ju tregoj si më përzgjodhën te Verona

k.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT