• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AMERIKA S’PRANON ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME”/ Avokat Ngjela: PD i ka hipur kalit mbrapsht
Home
Politikë

“AMERIKA S’PRANON ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME”/ Avokat Ngjela: PD i ka hipur kalit mbrapsht

4 November, 2019 F.autor Politikë

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se SHBA dhe Gjermania nuk e pranojnë kërkesën e Partisë Demokratike për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij prishet Reforma në Drejtësi.

Sipas Ngjelës, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme shtyhet Reforma në Drejtësi pasi të gjitha palët do të jenë në fushatë elektorale.

“Pse nuk e pranon politika amerikane as gjermane? Nëse do kemi zgjedhje të parakohshme, shtyhet reforma në drejtësi. Nuk mund të ketë reformë në fushatë elektorale.

Palët janë në fushatë elektorale, si do bëhet reforma? Nuk ka zgjedhje të parakohshme, merreni kapelen dhe vëreni në sy.

Ti dhashë arsyet pse. Prishet reforma në drejtësi dhe nëse me largimin nga parlamenti dhe dorëzimin e mandateve për zgjedhje të parakohshme nuk mund të bëhen se hapet precedent shumë i rrezikshëm. Nuk e pranon demokracia atë.

Përkundrazi demokracia amerikane thotë largimi nga parlamenti është tradhti ndaj popullit. Doktrina amerikane është kjo, largimi nga parlamenti i atyre që ka zgjedhur populli, është tradhti ndaj zgjedhësve të vet”, ka thënë Ngjela në Ora Neës.

Më tej, Ngjela ka thënë se PD po ndjek një strategji të gabuar, ndërsa ka shtuar se politika amerikane e di se 60% e politikanëve shqiptarë do ti kapë reforma.

“Partia Demokratike i ka hipur kalit mbrapsht. Nuk ecën dot me kalë duke e kapur nga bishti. Njerëzit kanë humbur besimin dhe shpresën, por politika amerikane e di që 60% do i kapë reforma në drejtësi.

Pasi ti kapë reforma në drejtësi krerët atëherë partia do të humbasë gjithë peshën.

Reforma zgjedhore nuk ka vlerë të madhe po nuk u bë reforma në drejtësi dhe po nuk u ndërrua sistemi. Sistemi do të vendoset pasi të vendoset drejtësia.

Reforma zgjedhore nuk ka vlerë të madhe, pasi zgjedhjet janë në 2021. Politika amerikane nuk e çan kokën për reformën zgjedhore, ia ka dhënë ODIHR. Pas reformës në drejtësi fillon një tjetër atmosferë ligjore dhe elektorale”, ka shtuar avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''OJ ZUS*E A TË JAPIN NË...''/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ''thumbojnë'' VIP-at (FOTO)
Previous article ATENTATI PROKURORIT/ Alfred Peza: Edi Rama dha prognozën e saktë, ngjarja tregon lidhjet e njerëzve të drejtësisë me kriminelët

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT