Brizida Gjikondi, aktivistja e njohur shprehet në një intervistë ekskluzive për AlpeNEWS.al mbi ngjarjet kryesore të javës që lamë por jo vetëm.
Mbi turet në Shqipëri të Lulzim Bashës, Gjikondi shprehet se janë e vetmja gjë që kreu i PD mund të bëj tani, duke e cilësuar këtë të fundit si një qenie të lodhur politike.
Një opinion, aktistja e ka edhe për atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe reformave në vend.
Intervista e plotë:
Mbremjen e së premtes, Durrësi u trondit nga një atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Ky i fundit ishte i shoqëruar me persona me rekorde kriminale. A është ky standarti që ka lene pas drejtësia e vjetër në Shqipëri ?
Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra, kanë kohë që janë qytete problematike në kuptimin e rendit dhe prezencës së shtetit, atje më shumë ndjehet përplasja e bandave dhe interesave të tyre se sa prezenca serioze e shtetit. Kuptohet që këto qytete kanë kësi problematikash, pasi disa janë qyete- port dhe krimi i synon për tokat dhe transportin, disa sepse janë qyetet kyç në transportin tokësor të drogës dhe mallrave të ndaluara. Ajo që ndodhi të premten me Prokurorin Ndoj, ishte një ngjarje e paralajmëruar, e paralajmëruar në mënyrë tragjike nga vetë Kryeministri I shtetit, I cili me anë të atij paraljmaërimi tregoi dhe pafuqinë e shtetit kundrejt alenacës së botës së krimit me botën e inkriminuar të drejtësië. Pafuqia e shtetit dhe Kryeministrit vjen nga bashkëveprimi pjesor që shteti ka me krimin sidomos në qyetet e sipërpërmëndur. Unë jam shpresë plotë që Reforma në Drejtësi do e ndaj krimin nga Drejtësia një herë e mirë.
Kreu i PD Lulzim Basha ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë më protesta por vetëm ture në Shqipëri., A do sjellë kjo një dobësim të opozitës ?
Opozita e para ka vite që është e dovbësuar, e dyta është pak po e sigurtë që një qënie e lodhur politike si Lulzim Basha vetëm shëtitje dhe ture mund të bëj nëpër Shqipëri. Opozita vetëm emrin ka të tillë. Kur ske moral smund të japësh moral.
Mendoni se opozita jashte parlamentare do të ulet në tryezën e dialogut sa i përket reformës zgjedhore ?
Opozita jashtë parlamentare ka humbur legjitimitetin në të përfaqësuarën e interesave të shqiptarve, largimi i saj nga Parlamenti I pa konsultuar të paktën me elektoratin që përfaqëson vërtetoi se sa e shkëputur dhe mëkatare është ajo në raport me shqiptarët. Opozita ka marrë nurin e drejtuesve të saj. Për sa i takon tryezës dhe dialogut për reformën zgjedhore, për sa kohë Rama dhe Basha nuk bëjnë pjesë të tyrezës së reformës zgjedhore ndryshimin e sistemit zgjedhor, cdo koment dhe iluzion se gjërat do bëhen më mirë rezulton i gabuar.
Rudina Hajdari dyshohet se është kërcënuar nga deputeti tjetër nga radhët e opozitës Korab Lita. A ishte i duhur veprimi i pajisjes me truprojë ?
Jetojmë në një situatë plot kakofoni, kemi një opozitë parlamentare që është produkt i listave diktatoriale të mbyllura të krerëve të opozitës që tani janë jashtë parlamentare, ka përplasje, emocione, kërcënime, që janë product i atij skenari tragjikomik, truprojë ose jo, asgje nuk zbeh këtë panoramë antishtet që prodhojnë të gjitha kahët e politikës këto kohë. Ka vetëm fjalë, por aspak veprime që të cojnë drejt sovranitetit dhe drejt interesave të Kombit.
Një tjetër kryefjalë e javës së fundit ka qenë edhe gafa e një prej deputeteve të reja në Kuvend. Një koment të shkurtër lidhur me listat që bëhen nga partitë për modele të tilla që përfaqësojnë qytetarët.
Neni 3 I Kushtetutës se Shqipërisë flet per Sovranitetin që I takon shqiptarve, cka nuk është e vërtetë në jetën reale të shqiptarve. Listat e mbyllura dhe ndarja e Shqipërisë me zona zgjedhore, bën të mundur a) çementimin e diktatit të krerëve të partive jo vetëm mbi deputetët por edhe shtetin dhe ardhmërinë e shqiptarve. Shqiptarët nuk kanë sovranitet dhe lidhje direkt me përfaqësuesin e tyre, por votojnë për një qënie që është no face, no name.. por që është skllav I bindur I kryetarit të Partisë, ose thhënë më qartë bajraktarit të partisë. b) ndarja me zona zgjedhore bën të mundur që në cdo zonë zgjedhore grupet e krimit me interesa ekonomike-kriminale që herë janë me të djathtën dhe herë janë më pseudo të majtën të kenë pushtet mbi votuesit e zonave, ndërkohë që po mos kishte ndarje të tilla zonale dhe Shqipëria të ishte si Kosova dhe vëndet e tjera qe kanë të njëjtin të territor jo shumë të madh dmth të ishte një zonë e vetme, krimi I organizuar në bazë të influencës zonale do zbehej deri në zhdukje, pasi është llogjike që një bandë në Durrës nuk influencon dot edhe në Kukës edhe në Pogradec edhe në Malsi të madhe, bie pushteti criminal, bie lidhja e krimit me politikën dhe shtetin. Por ndryshimi i sistemit do vullnet, vullneti do moral, cdo gjë është reciproke, Dashuria për kombin bën diferencën, dhe kjo tashmë është e qartë, kjo klasë politike nuk përfaqëson denjësisht më interest e shqiptarve dhe kombit shqiptar.
Përgatiti: AlpeNEWS.AL