• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAMILJE MISTERIOZE MILIARDERËSH/ Të rrallë. Askush si njeh dhe s’jua di emrat
Home
Jetë

FAMILJE MISTERIOZE MILIARDERËSH/ Të rrallë. Askush si njeh dhe s’jua di emrat

4 November, 2019 k.autor Jetë

Van der Worms janë miliarderë të rrallë që mbajnë jetën e tyre jashtë syrit të publikut.

Ajo që dihet është se kjo familje daneze ndërtoi perandorinë e tyre përmes Holland America Line, një linjë lundrimi që u shit në Karnival në 1988 për një 625 milion dollarë, një shumë e jashtëzakonshme për kohën.

Dhe 2019 thuhet se do të përfundojë me gati 4 miliard dollarë më shumë në fondacionin e tyre familjar, por askush nuk e di se për çfarë do të shpenzohen paratë.

Në korrik, Van der Worms e shiti GrandVision-in te  EssilorLuxottic për 7.3 miliardë euro, përfshirë markën e njohur Ray Ban.

Familja Worms zotëronte 77 përqind të GrandVision, kështu që e ardhura e tyre neto ishte 4 miliardë dollarë, njoftoi Bloomberg.

Fitimet nga shitja u vendosën në HAL, një kompani me tregti publike, e menaxhuar nga Fondacioni Van der Worms. Sa i përket asaj se ku paratë do të përfundojnë saktësisht, pak është e qartë – familja mund t’i përdor ato për të paguar dividentë ndaj aksionarëve, t’i riinvestojë në diçka tjetër, pensione apo edhe filantropi, tha analisti Thijs Berkelder për Bloomberg.

Edhe pse Business Insider dërgoi pyetje në HAL në lidhje me biznesin dhe destinacionin e parave, përfaqësuesit e saj nuk pranuan të komentojnë, madje nuk iu përgjigjen fare pyetjeve.

Analistët zbulojnë se si HAL ashtu dhe Van der Worms janë jashtëzakonisht e fshehtë për biznesin e tyre, por edhe përgjithësisht për pasuritë e tyre, dhe kurrë nuk i japin informacione për publikun.

Interesante është se asnjë dokument publik nuk zbulon emrat e anëtarëve të familjes – por vetëm inicialet e tyre.

E vetmja gjë që publiku dinte për financat e tyre erdhi përmes zbulimit të Panama Pampers në vitin 2016, një zbulim pas një “rrjedhjeje” informacioni nga një firmë juridike.  Ajo zbuloi biznesin intim financiar të 12 udhëheqësve , 128 zyrtarëve publikë dhe 29 miliarderëve nga lista e Forbes, raportoi Bloomberg.

Nga këto informacione, mësohet se HAL kishte selinë e saj në Curacao, një ishull hollandez i Karaibeve, i njohur për tarifat e ulëta të taksave, duke e bërë atë të popullarizuar me të huaj të pasur.

Pronarët e rinj të GrandVision, EssilorLuxottica do të shtojnë Ray Ban në listën e tyre tashmë mbresëlënëse të markave të syzeve, i cili përfshin Coach New York, Armani Exchange, Burberry, Chanel, Ralph Lauren, Tiffany & Co., Tory Burch, Versace dhe Brooks Brothers, Oakley dhe Foster Grant, sipas uebfaqes së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN VAU I DEJËS-PUKË/ Makina përplaset me motorin, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit...
Previous article 750 MIJË EURO NË "RRJETË" E POLICISË/ Hetimet 18 mujore fundosin biznesmenin italian, banonte në Durrës. I dënuar për…

k.autor

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT