• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRI SHKRUMBON BANESËN NË TROPOJË/ 6 anëtarët e familjes mbeten të pastrehë. Kryetari i Bashkisë…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRI SHKRUMBON BANESËN NË TROPOJË/ 6 anëtarët e familjes mbeten të pastrehë. Kryetari i Bashkisë…

3 November, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Familjes së Prel Çunit në fshatin Mserr të Nikaj-Merturit, BashkiaTropojë pas humbjes tragjike të djalit pak kohë më parë, të shtunën pasdite një tjetër ngjarje e rëndë e goditi këtë familje. Një zjarr i rënë për shkaqe që ende nuk dihen i dogji totalisht shtëpinë me gjithë orenditë e saj duke lenë pa strehë  6 anëtarët e familjes.

Një zjarr i rënë ditën e djeshme në një kullë dy katëshe  në Nikaj Mërtur të Tropojës, shkrumboi gjithçka duke lënë 6 anëtarët e një familje nën qiell të hapur.

Por gjatë ditës së sotme 6 anëtarëve të familjes së Prel Çunit u është premtuar banesë e re nga kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi.

Byberi ka qenë pranë familjes 6 anëtarëshe për të parë nga afër gjendjen që la pas zjarri i rënë mbrëmë dhe që shkatërroi gjithçka që kjo familje kishte. Byberi bëri apel për ç’do qytetar Tropojan brenda dhe jashtë vendit, për ç’do biznesmen që së bashku në mënyrë emergjente te  kontribuojnë brenda mundësive që kjo familje fatkeqe të mund të strehohet sa me parë.

Byberi tha se organet e qeverisjes vendore por dhe ato shtetërore përmes Prefekturës Kukës do të japin kontributin e tyre në limitet e mundësisë por kjo është e pamjaftueshme. Aktualisht familjes nga Bashkia Tropjë i është dhënë një çadër por strehimi i saj është emergjent për shkak se në këtë zonë kanë filluar reshjet e para të dëborës dhe dimri është i ashpër.

Në këtë familje dy prej pjesëtarëve janë paraplegjikë. Kjo familje është në një gjendje shume të rënde jo vetëm ekonomike, fizike por dhe psikologjike për shkaka të  humbjes së një prej djemëve gjatë  një aksidenti të ndodhur kohë më parë në Lezhë. Sikur të mos mjaftonte kjo atyre iu shkrumbua edhe banesa nga shkaqe që ende nuk dihen.

Për të parë nga afër situatën në këtë familje ketë të diel pranë tyre kanë qenë  Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi bashe ekipin e emergjencave civile dhe  N/Prefekti i Qarkut Granit Kurmekaj dhe N/Kryetari i Bashkise Kujtim Rexha.

        

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMOHET POLICIA E BUNDESTAGUT/ Kërcënohen dy politikanë gjermanë
Previous article IRONIZON BASHËN/ Alfred Lela: Kryetarin “e bëri me vile” tërmeti i Metës, imagjino të kishte rënë ai i Pekës…

k.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT