• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMOHET POLICIA E BUNDESTAGUT/ Kërcënohen dy politikanë gjermanë
Home
Nderkombetare

ALARMOHET POLICIA E BUNDESTAGUT/ Kërcënohen dy politikanë gjermanë

3 November, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Politikanët ekologjistë Cem Özdemir dhe Claudia Roth janë kërcënuar me vdekje nga persona që dyshohet se janë ekstremistë të djathtë. Policia ka shtuar masat e sigurisë.

Cem Özdemir është kërcënuar me vrasje nga një rrjet i cili është renditur ndër ekstremistët e djathtë. Mediat gjermane njoftojnë se në zyrën e politikanit ekologjist me origjinë turke ka ardhur në fund të tetorit një e-mail, ku thuhet se “ai gjendet lartë në listën e personave që do të vriten. E-mailin e ka dërguar një grup me emrin Divizioni i Armëve Atomike (Atomwaffen Division – AWD), nga SHBA. Ky rrjet ka kërcënuar me vdekje edhe politikanen ekologjiste Claudia Roth. Lajmin e ka botuar grupi i gazetave nga Eseni – Funke Mediengruppe. Özdemir tha se fjalët dhe kërcënimet janë shumë më të rrezikshme se “ofendimet e zakonshme”. Ndaj autoritete kanë reaguar menjëherë dhe kanë shtuar masat e sigurisë.

“Për momentin jemi duke shqyrëtuar mundësitë e vrasjes, në ndonjë prej tubimeve të ardhshme publike? Apo do t’ju kapim para vendbanimit tuaj?” Kështu citon Funke-Medien këtë e-mail. Özdemir ka njoftuar menjëherë Zyrën Federale Kundër Kriminalitetit (BKA) dhe policinë e Bundestagut. Ndryshe nga kërcënimet tjera nga e kaluara, Özdemir dhe Roth i kanë kuptuar këto kërcënime shumë seriozisht. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë. Përbërja e kërcënimeve ndaj Özdemir dhe Roth ka qenë të ngjashme – në të dyja ka pasur kërcënime konkrete me vrasje.

Niveli i lartë i kërcënimeve

Pjesëtarët e AWD bëhen në SHBA përgjegjës për shumë vrasje dhe sulme të planifikuara. Ata janë të organizuar në qeliza, komunikojnë me gjuhë sekrete në internet dhe bëjnë thirrje raciste. BKA ka paralajmëruar për rrezikun nga grupet e këtilla në vitin 2018. “Rreziku nga sulmet e grupeve ekstremiste në Gjermani mbetet në një nivel të lartë abstrakt, edhe pas paralajmërimeve për ekzistencën e AWD në Gjermani.”

Özdemir ka deklaruar për Funke-Zeitungen, se “e ndjen veten të sigurt në duart e BKA”. “Por si qëndron puna me politikanët e shumtë lokalë, të cilët angazhohen kundër ekstremizmit dhe nuk kanë mbrojtje?” Kriminaliteti i përhapjes së urrejtjes duhet të luftohet me vendosmëri dhe kundër personave të këtillë duhet të ngrihen aktakuza. Në qershor është vrarë politikani Walther Lübcke. Ndërsa muajt e fundit janë kërcënuar me vdekje nga ekstremistët e djathtë edhe politikanë të tjerë federalë, në lande dhe komuna – ndër ta edhe kandidati i CDU për kryeministër në zgjedhjet e fundit të Tyringisë Mike Mohring./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SMARTFON/ Zbulohet niveli i stresit psiko-fizik për 30 sekonda
Previous article ZJARRI SHKRUMBON BANESËN NË TROPOJË/ 6 anëtarët e familjes mbeten të pastrehë. Kryetari i Bashkisë...

k.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT