Një video e postuar në një media shihej se si badigardi i Sali Berishës, Ermal Zaimi, ka prishur kasën dhe disa pajisje të tjera të parkimit në sheshin “Skënderbej”. Zaimi nuk donte të paguante para për parking. Siç shikohet në videon e mëposhtme, ai thyen kasën e pajisje të tjera.
Por ky nuk është rasti i vetëm ku badigartët e liderëve politik sulmojnë qytetarët. I tillë ishte edhe rasti i muaji më parë ku, në një nga takimet që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Pogradec ndodhi një incident. Një qytetar pasi komunikoi me Bashën u godit me grusht në trup nga truproja i kreut të PD-së.
Duket se “hija” e shefave të tyre i ka bërë të paprekshëm, aq sa mund të sulmojnë qyetar por edhe punonjës parkingu.
Bagigarti i Berishës sulmon punonjësin e parkimit:
Badigardi i Berishës me makinë të 2018-s, sherr për 200 lekë parkimi. Thyen kasën e pajisje të tjera
Badigardi i Berishës me makinë të 2018-s, sherr për 200 lekë parkimi. Thyen kasën e pajisje të tjera
Gepostet von Gazeta TemA am Samstag, 2. November 2019
Badigardi i Bashës godet qytetarin:
/AlpeNews.al


