Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha duket se ka hequr dorë njëherë e mirë nga protestat për të rrëzuar sipas tij kryeministrin Rama.
Ndonëse nuk e ka pranuar por as mohuar, Basha ka lajmëruar për një tjetër lëvizje atë të turit në Shqipëri. Duket si një mini fushatë që Basha ka zgjedhur ta bëjë më shumë për ti mbushur mendjen vetes e demokratëve se ai duhet të vijojë të qendrojë në krye, sesa për të mbledhur shqiptarët të rrëzojnë një qeveri.
Nga ana tjetër, dita ditës shtohen zërat kundra tij në parti e si të mos mjaftonte edhe jashtë saj duke bërë shumë demokratë që në mungesë të protestave të largohen prej tij.
/AlpeNEWS.al


