Pas ndërtimit në kohë rekord të ndërtesave të banorëve që u prekën nga tërmeti i rënë në Korçë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me banorët e Qafëzezës në Kolonjë.
Kryeministri Rama ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook një video ku shihet puna e bërë për ndërtimin në kohë rekord të shtëpive që u prekën nga tërmetet e rëna në muajin qershor.
Postimi i plotë:
ERTV Live: Qafëzezë e Kolonjës, ku si në Floq të Korçës, u ngritën nga e para në një kohë rekord shtëpitë që tërmeti i qershorit i rrënoi
U premtuam që dimri do t’i gjente në shtëpitë e tyre dhe në pak minuta mund të shihni e dëgjoni nga vetë banorët se NE BËJMË ÇFARË THEMI DHE THEMI ÇFARË BËJMË.
Super punë
Mirënjohje ekipeve që punuan ditë e natë!


