• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PENSIONET SUPLEMENTARE TË USHTARAKËVE DHE…/ Zbardhet  skema e përllogaritjes
Home
Ekonomi

PENSIONET SUPLEMENTARE TË USHTARAKËVE DHE…/ Zbardhet skema e përllogaritjes

2 November, 2019 k.autor Ekonomi

Pensionet suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, do të indeksohen dhe masa e pensionit suplementar do të vihet në kufirin deri në 50% të masës së pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit.

Në një intervistë për ATSH-në, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se në 6-7 vitet e fundit janë ndërmarrë disa nisma nga qeveria për të rregulluar pensionet dhe pensionet e pleqërisë të shumicës së ushtarakëve janë rritur.

Por vuri në dukje ai, ligji thotë që për ata persona të cilat kanë punuar në ushtri, apo polici, pensioni suplementar llogaritet sipas një formule të caktuar, por asnjëherë kjo masë nuk mund të jetë më e madhe se 50% e pensionit të pleqërisë.

Dhe në momentin që këto pensione janë caktuar, theksoi ai, nuk është se janë bërë gabim nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sepse pensioni është dhënë në masën 50% e pensionit të pleqërisë.

“Ndërkohë pensioni suplementar nuk e ndoqi këtë trend dhe pensioni aktual suplementar që marrin një pjesë e ushtarakëve është më i vogël se gjysma e pensionit të pleqërisë. Atëherë me këtë vendim do të rregullohet edhe ky hendek. Pra të gjithë ata ish ushtarakëve që kanë punuar në ushtri apo polici dhe ju takon për të marrë pension suplementar do t’i marrin shtesat e pensionit për të gjithë periudhën”, deklaroi Hado.

Efekti financiar vjetor nga zbatimi i këtij vendimi llogaritet në shumën 26 milionë lekë. Për vitin 2019, efekti financiar llogaritet në shumën 13 milionë lekë dhe do të përballohet nga fondet e parashikuara në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA LUAJTUR VETËM 9 MINUTA KËTË SEZON/ Milan synon të marrë mesfushorin e "Los Blancos"...
Previous article SEKSI DHE PROVOKUESE/ Tifozja e Milanit “TËRBON” fansat me LINJAT e saj PERFEKTE (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT