• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR KRIMI GODET “KUPOLËN” E DREJTËSISË/ Rastet e BUJSHME të vrasjeve, plagosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri
Home
Ekskluzive

KUR KRIMI GODET “KUPOLËN” E DREJTËSISË/ Rastet e BUJSHME të vrasjeve, plagosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri

2 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Atentati i një dite më parë ku mbetën të plagosur prokurori i Durrrësit Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe një person me precedentë të theksuar kriminale Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho tronditën opinionin public,

Kjo jo vetëm për shkakun se ishte një atentat mafioz në mes të ditës ku brenda asaj makine ndodhe një zyrtar I lartë I drejtësisë Arjan Ndoja I cili mbeti I plagosur nga kjo ngjarje.

Çfarë ndodhi dje:

Atentati i një dite më parë ku mbetën të plagosur prokurori i Durrrësit Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe një person me precedentë të theksuar kriminale Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho

Vrasja e Fildez Hafizit:

Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi ka tronditur mbarë opinionin publik. 39-vjeçarja u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, teksa kjo e fundit po lëvizte me një automjet Mercedes Benz.

Policia arrestoi autorin, ku iu gjet me vete arma e krimit. 53 vjeçari kishte tentuar ta vriste edhe 2 vjet me parë gjyqtaren.

Më 19 korrik të vitit 2015, ai e sulmoi ish –bashkëshorten në plazhin e Golemit, në sy të djalit të tyre. Kishte një pistoletë në çantë, por pasi gruaja i ishte lutur të mos e vriste në sy të djalit, ai e kishte qëlluar me grusht në fytyrë.

Ndonëse gjyqtarja Kasemi ishte me urdhër mbrojtje dhe shteti kishte për detyrë t’i siguronte jetën, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ekzekutimi i Fildez Hafizit (Kasemit), nuk është rasti i parë i vrasjes së gjyqtarëve në Shqipëri, shkruan Javanews.al

Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi

Një ngjarje tronditëse është regjistruar 6 vjet më parë në Vlorë, ku u ekzekutua në një atentat mafioz me shpërthim të telekomanduar gjyqtari Skerdilajd Konomi

Gjyqtar prej vitit 2004 në Vlorë, Skerdilajd Konomi është vrarë më 09 shtator 2011. Konomi ishte dule levizur me benzin e tij në bulevardin Vlorë-Skelë kur automjeti ka shpërthyer më fuqi të madhe. Në vendngjarje trupi u gjet i coptuar.

Shkatërrimi i makines, një benz 250 me targa VL 6383 B ndodhi nga nje sasi eksplozivi e telekomanduar.

Pavarësisht se kanë kaluar 6 vjet nga krimi makabër, vrasja mbetet ende e pazbardhur.
Kolegët e Konomit shpresojnë që me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-ut, si dhe me ardhjen e specialistëve të FBI-së, ngjarja të zbardhet dhe kriminelët do të marrin dënimin e merituar.

Sipas kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Skënder Haluci, ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik është ende nën hetim, e pazbardhur.

Dyshimi i parë është një atentat për shkak të detyrës dhe grupi hetimor kërkoi të gjitha dosjet e Gjykatës së Vlorës, që kishte gjykuar Konomi.

Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi e cilësoi sulm mafioz dhe antentat vrasjen e gjyqtarit Konomi.

Plagosja e gjyqtarit Artan Gjermeni

Një rast, i pasqaruar mirë deri më sot është plagosja e anëtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni.

Ndërkohë, vetë gjyqtari pretendon se bëhet fjalë për një rrëzim të tij nga garazh. Ndërkohe që burime nga spitali deklaruan se kishte katër plagë në trup, një në këmbë, një shpatull dhe një në bark. Në media u raportua se kishim të bënim me një plagosje me thikë, megjithëse vetë gjyqtari deklaroi se ishte plagosur aksidentalisht me një llamarinë.

Vrasja e avokatit Ravik Gurra

Mbrëmjen e 22 marsit të këtij viti, u ekzekutua me plumb në kokë Ravik Gurra, avokati i Emiljano Shullazit dhe mik i familjes Çapja. Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në një lokal në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori dyshohet se i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Edhe kjo ngjarje vijon të jetë pa autor.

 

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PO MË KËRCENOJNË, PAS LIRIMIT TË ÇANGAS SITUATA ËSHTË..."/ Flet studentja pas tentativës për përdhunim: Më marrin me numër privat
Previous article ATENTATI NDAJ NDOJËS ZGJATI MË PAK SE 60 SEKONDA/ Autorët e ndoqën prokurorin që nga orët e paradites

k.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT