• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një urë për rikthimin e opozitës në sistem!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një urë për rikthimin e opozitës në sistem!

1 November, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ka vetëm një urë nëpër të cilën opozita kryesore shqiptare, mund të kalojë nga ana tjetër e rrugëve pa rrugë ku e ka futur veten prej afro 9 muajsh, e për tu rikthyer në sistemin politik, demokratik dhe institucional të vendit.

E ajo urë që do ta ndihmojë atë që “të kalojë lumin”, është reforma elektorale. Një reformë që do të miratohet përpara Krishtlindjeve të këtij viti, sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR dhe si një nga kushtet e vëna edhe nga Bundestagu gjerman, në procesin e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, Metthew Palmer i bëri thirrje nga Prishtina opozitës në Shqipëri, “që të shfrytëzojë këtë rast për të negociuar me vullnet të mirë reformën zgjedhore që kërkon”. Ai tha se “komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të lehtësojë një përpjekje serioze në këtë aspekt”. Në këtë mënyrë, tha ai, “opozita do të mund t’i paraqesë popullit një arritje konkrete për të vendosur përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin që ajo dëshiron të marrë vendi.”

Eshtë shumë e qartë tashmë, se ky është i vetmi moment për të cilin bashkësia ndërkombëtare mund të jetë përkrah opozitës sonë, për ta ndihmuar atë që ta tejkalojë ngërçin artificial politik të krijuar prej saj. Një ngërç të cilin vetë z. Palmer e cilësoi si “të fabrikuar”.

Ky qëndrim përkon edhe me analizën e Presidentit Ilir Meta, i cili disa javë më parë duke folur për atë që ndodhi, nga dorëzimi i mandateve të deputetëve të opozitës e deri më 30 Qershor, e cilësoi se “një situatë artificiale. Ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri. Çdo gjë është e imponuar nga lart. Është një antagonizëm i orkestruar nga lart!”

Pasi nuk i bllokoi dot zgjedhjet dhe zëvendësimin e drejtuesve të rinj të bashkive të Shqipërisë që dolën nga ky proces, opozitarët e kanë parë veten për herë të parë pas 30 vjetësh, jo vetëm pa asnjë pushtet tashmë, por edhe pa asnjë shpresë për të ardhmen. Me fillimin e sezonit të ri politik në shtator, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kishin premtuar se do nisnin edhe një sezon të ri protestash të fuqishme në gjithë vendin.

Sapo kemi hyrë në muajin e tretë të këtij premtimi dhe protestat as kanë nisur e as kanë për të nisur. Është fare e qartë tashmë se deri para 30 Qershorit, ato realizoheshin me punonjësit e administratës së bashkive të drejtuara nga opozita. Në vend të forcimit, realiteti po tregon se dalja nga sistemi, po e dobëson opozitën kryesore të Shqipërisë çdo ditë e më shumë.

Palmer tha se “bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla.” Kështu që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim sëbashku me aleatët e tyre të “Opozitës së Bashkuar” duhet ta pranojnë se dështuan. Ndaj duhet të kenë edhe kurajon që tua thonë këtë, mbështetësve dhe përkrahësve të tyre.

Po pas kësaj çfarë do të ndodhë?

“Sa ka jetë, ka edhe shpresë!” Ndaj, për opozitën tonë rrugore ka ende një shteg. Një deriçkë. Një mundësi për tu rikthyer në sistem. E ajo është: Pjesëmarrja sa më parë në tryezën e madhe të reformës elektorale.

Edhe i dërguari special i SHBA në Ballkan, e tha sot këtë: “Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol.” Aq më tepër që edhe “komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm që ta lehtësojë një përpjekje serioze në këtë aspekt”.

Ky është treni i fundit për lidershipin e opozitës sonë rrugore. A do të mbërrijë në kohë këtë radhë në stacion? Unë nuk vendos dot bast se Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë gati që ta lenë politikën, e të rikthehen në shtëpi. Po ju?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''EMISION PERVERS, PUTHJE NË ORARE QË...''/ Komentuesit irritohen nga skena e puthjes në orarin e pasdites (VIDEO)
Previous article PYETET PËR LARGIMIN E GARETH BALE/ Zidane befason me përgjigjen e tij

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT