Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Krujës ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person. Policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shoferin e makinës Drilon Ymeri 26 vjec banues në qytetin e Lezhës. Shtesasi me iniciale L.J. 50 vjeç, ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit. /AlpeNews.al/
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.12.2017, rreth orës 23:30, në rrugën Fushë Krujë – Mamurras duke drejtuar mjetin tip Posh-Kajan ka aksidentuar shtetasin këmbësor L.J. 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin
290/3 të Kodit Penal.


