• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRODHIMET “MADE IN ALBANIA”/ Balla: Do nisim eksportin e prodhimeve të detit, bashkëpunimi ekonomik i Shqipërisë me Japoninë
Home
Politikë

PRODHIMET “MADE IN ALBANIA”/ Balla: Do nisim eksportin e prodhimeve të detit, bashkëpunimi ekonomik i Shqipërisë me Japoninë

1 November, 2019 k.autor Politikë

Kryetrai i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Diplomacia në tërësi, por edhe kjo parlamentare, duhet të ketë objektiv parësor tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e eksporteve të prodhimeve “Made in Albania”. Çdo kontakt dhe çdo vizitë duhet të synojë rritjen dhe diversifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thekson se bashkëpunimi ekonomik me Japoninë, në funksion të rritjes së volumit të shkëmbimeve tregëtare mes dy vendeve, do ta shtojë portofolin edhe me prodhimet shqiptare të detit drejt Japonisë.

“Me mbështetjen e kolegut Minoru Kiuchi në Parlamentin Japonez, njëkohësisht Ministër Shteti, dhe falë angazhimit të Ministrisë së Jashtme japoneze, arritëm të bëjmë bashkë dy kompani të mëdha: Korporatën japoneze Kiyomura dhe Kompaninë shqiptare Rozafa. Dy presidentët e dy kompanive, z. Kiyoshi Kimura* dhe z. Gjergj Luca ranë dakord të fillojnë bashkëpunimin me qëllim eksportin e prodhimeve shqiptare të Rozafës drejt tregut japonez. Ky treg i ri për prodhimet shqiptare të detit padyshim do të rrisë volumin e prodhimit duke rritur sigurisht edhe numrin e të punësuarve në fabrikat shqiptare. Eksportet shqiptare të prodhimit të detit arritën në vitin 2018 shifrën rekord 91.6 milionë Euro ose 3 herë më shumë sesa në vitin 2013. Ndërsa pritshmëria për vitin 2019 është kalimi përtej 100 milionë Euro”, shkruan Balla.

Sipas tij, qeveria Rama ka mbështetur fuqimisht këtë sektor përmes politikave lehtësuese.

“Nafta pa akcizë për sektorin e peshkimit dhe heqja e TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferëve, motorëve të anijeve, në bordin e anijeve të peshkimit, të trajtuara si furnizime bordi. Janë 27 zëra doganore, TVSH e të cilave janë bërë 0 për peshkimin. Falë bashkëpunimit me Bashkimin Europian ka filluar zyrtarisht në shkurt 2019 projekti IPA i BE, i cili do të japë mbështetje deri në masën 50% për investime në bordin e anijeve të peshkimit për ndërrimin e motorëve, blerjen e pajisjeve elektronike dhe të ndërtimit të frigoriferëve Vlera e kësaj mbështetjeje është 1.4 milion € e cila duke financuar 50% të investimit çon investimet në bordin e anijeve të peshkimit në 2.8 milion €”, shprehet Balla.

*Kiyoshi Kimura njihet në Japoni si “Mbreti i Peshkut Ton”, i cili është rregjistruar edhe në Librin e Rekordeve Guinness për blerjen më të shtrenjtë në ankandin e tonit në Japoni. Ai është gjithashtu edhe pronari i rrjetit më të famshëm të restoranteve në Japoni Sushizanmai. Hyrja e prodhimeve shqiptare në këtë rrjet do të jetë realisht një histori suksesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKELJE TË LIGJIT "ANTIDUHAN"/ Vetëm gjatë muajit tetor 42 masa administrative. Të gjitha subjektet do të jenë në...
Previous article KORÇË, NË PRANGA 36 VJEÇARI/ Sherr me bashkëfshatarin. Kërcënon policinë me sëpatë

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT