Forumi për Zhvillimin e Medias, organizuar nga OSBE-ja ka patur disa minuta ndërprerje teksa 4 vajza të reja protestuan me pankarta ndaj kreut të misionit të OSBE-së Bernd Borchardt.
Me pankarta në duar dhe duke thirrur ‘’Shame on You (Turp për ty!)’’, protestueset kërkuan ndalimin e diplomatit gjerman në Shqipëri.
Shkak i kësaj indinjate është bërë ofendimi që Borchardt u bëri protestuesve të Astirit në 13 tetor duke u nxjerrë gishtin e mesit, teksa po kalonte në rrugë.
Një ditë më pas, ai kërkoi falje, por kjo ngjalli të shumë qytetarëve për këtë sjellje të përfaqësuesit të OSBE-së në Tiranë.




