E pyetur nëse do të kandidonte sërish për deputete në zgjedhjet e përgjithshme të 2021-shit, kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari pranoi se do ta kishte shumë të vështirë të fitonte vetme.
Për ‘’Ora NeWs’’, Hajdari nuk e fshehu ambicien për të sjellë një frymë antikonformiste politike në Shqipëri, duke lënë të aludohet se ajo mund të krijojë një forcë të re politike.
‘’E kuptoni që është e vështirë të rifutem në politikë e të fitoj me këtë sistem zgjedhor. Vetëm po të bëja kompromis me Bashën që të futesha në listën e PD-së.
Unë në fakt mendoj që të fus një frymë të re , që prihet nga parimet demokratike dhe shpresëdhënëse. Vërtet do të preferoja të humbja me integritet se sa të fitoja me kompromis’’, përfundoi kryetarja e grupit parlamentar demokrat si dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari.


