Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha është pikërisht personi të cilit i përshtatet më shumë shprehja, “tjetër thotë e tjetër bën”.
Tashmë demokratët janë mësuar me Lulin, i cili vetëm mashtron nga mëngjesi në darkë.
Më poshtë një video, e cila ilustron më së miri dyfytyrësinë dhe hipokrizinë e kreut të Republikës së re.
Në kohën e çadrës, Lulzim Basha akuzonte kryeministrin Rama si përgjegjësin e vetëm për problemet në Shqipëri.
“Kjo hata ka një emer, një përgjegjegjës dhe ai është kryeministri Edi Rama”-deklaronte Basha në kohën e çadrës.
Më pas gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit, i gjithë sulmi politik i Bashës u përqëndrua kundër PDIU dhe LSI, me shpresën që në shtator do të bashkëqeveriste me Ramën.
“As LSI dhe as PDIU nuk kanë asnjë platformë. Asnjë votë për shushunjat”-deklaronte Basha.
Por, çfarë ndodhi. Bëri marrëveshje me Ramën, bashkëqeverien për tre muaj. PS fitoi e vetme zgjedhjet dhe Luli merr në “gji” partinë e shushunjave, pikërisht LSI-në që sulmonte gjatë fushatës.
Për më tepër video e mëposhtme flet vetë:/ CNA.al


