• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DONTE TË HAKMERREJ NDAJ ISIS/ Kush është njeriu që tradhtoi Al Bagdadin dhe tani do të marrë 25 mln dollarë
Home
Nderkombetare

DONTE TË HAKMERREJ NDAJ ISIS/ Kush është njeriu që tradhtoi Al Bagdadin dhe tani do të marrë 25 mln dollarë

30 October, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Një person që kishte besimin e plotë të Kalifit, por që e tradhtoi atë për hakmarrje. Do ishte ai, një militant Sunit që jetonte pranë liderit, i cili ndihmoi operacionin e SHBA që sot nuk është më në Irak pasi u mor nga amerikanët së bashku me të afërmit.

Gazeta “Washington Post” ka raportuar se personi që ofroi të dhëna thelbësore për vendndodhjen e liderit të ISIS-it, i cili u vra nga forcat speciale amerikane, pritet ta marrë një pjesë apo tërë shpërblimin e premtuar prej 25 milionë dollarësh nga qeveria amerikane.

Sipas kësaj gazete, njoftuesi ishte një pjesëtar i rrethit të ngushtë të ISIS-it, i cili kishte për detyrë t’i lehtësonte lëvizjet e liderit të këtij grupi nëpër Siri dhe kishte dhënë ndihmë për ndërtimin e vendit ku ishte fshehur al-Baghdadi për herë të fundit.

Raportohet se ky person ishte i pranishëm në kohën kur forcat speciale amerikane e ndoqën nëpër tunel kreun e ISIS-it, në ç’rast ai e shpërtheu një bombë që e kishte vendosur në trup, duke e vrarë veten dhe tre fëmijët e tij.

Ai ishte i informuar mirë për të gjitha dhomat e vendit ku fshihej njëri ndër personat më të kërkuar në botë. Besohet se personi që e dha informatën e rëndësishme është një arab që doli kundër ISIS-it pasi grupi ia kishte vrarë një person të afërt.

Besohet që ky person krijoi kontakte me forcat amerikane përmes kurdëve. Para se të realizohej operacioni për kapjen e liderit të ISIS-it, informuesi ishte testuar për disa javë rreth besueshmërisë dhe saktësisë së të dhënave, shkruan “France24”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRBON" FANSAT ME LINJAT E SAJ TRUPORE/ Nuk njeh stinë, bukuroshja pozon me bikini në rrjetet sociale (FOTO)
Previous article RIKTHIM NË KOHË/ Këta artistë të rinj risollën HIT-et e vjetra dhe ne u mahnitëm (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT