• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“THYEJUNI TURINJTË, VRITINI, SHFAROSINI”/ Thirrjet anti-shqiptare, nisin hetimet për nënën e Kacifas
Home
Breaking News

“THYEJUNI TURINJTË, VRITINI, SHFAROSINI”/ Thirrjet anti-shqiptare, nisin hetimet për nënën e Kacifas

30 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

 

Nisin hetimet për nënën e Konstandinos Kacifas pas thirrjeve që ajo bëri parra varrit të të birit, në 1-vjetorin e vdekjes.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, raporton se menjëherë pas ceremonisë së zhvilluar në varrezat e fshatit Bularat në përkujtim të Konstantinos Kacifas, më 26 tetor, sektori i Luftëss kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit i referoi materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës, për  Vasilia Mihal Kacifa.

Vasilia Kacifa është nëna e personit që u vra pas një shkëmbimi zjarri prej 4 orësh për forcat speciale RENEA më 28 tetor 2018.

Nëna 67-vjeçare e Kacifas, banuese në fshatin Bularat, me arsim 12 klasë, me kombësi Greke, shtetësi Greke dhe Shqiptare, gjatë ceremonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, Kostandinos Kacifas, ka bërë thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë. Ajo akuzohet se ka kryer veprën penale te parashikuar nga Neni 265 i Kodit Penal.

 

Çfarë parashikon Neni 265

“Nxitja e urrejtjes ose grindjeve (Ndryshuar neni me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 41)

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”

Sikur të mos mjaftohej me kaq, me datë 28 tetor 2019, gjatë ceremonisë zyrtare në përkujtim të festës kombëtare të Greqisë, Vasilia Kacifa, sëbashku me vajzën e saj të ardhur nga Greqia dhe disa persona të tjerë kanë tentuar të shkaktojnë incidente në varrezën e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila ndodhet në hyrje te fshatit Bularat. Ata kanë tentuar të hyjnë gjatë aktivitetit zyrtar ku kishte përfaqësues të qeverisë greke dhe shqiptare, për të shfaqur banderola me imazhin e Konstantinos Kacifas dhe për të bërë thirrje luftënxitëse antishqiptare.

Për këtë shkak agjent civilë të shërbimit të Luftës Kundër Terrorit, kanë ndërhyrë duke penguar e moslejuar praninë e tyre në këtë ceremoni dhe duke u sekuestruar parullat me thirrje antishqiptare.

Πρόκληση τώρα στους Βουλιαράτες! Αλβανοί ασφαλίτες άρπαξαν απ' τα χέρια των γονιών του Κωνσταντίνου Κατσίφα ένα πανο με τη φωτογραφία του παιδιού τους. Έσερναν τους γονείς για μέτρα να τους αποσπάσουν τη φωτογραφία. Αφού την έβαλαν στο τζιπ, εξαφανίστηκαν.

Gepostet von Νεολαία Βορειοηπειρωτών am Montag, 28. Oktober 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAJNERI REJA ME RISI NË LISTË/ Drejt kalimit tek Kombëtarja A sulmuesi shqiptar...
Previous article ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Mbrojtësi shqiptar iu shit Valencias, Presidenti i bëri...

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT