Të paktën 14 deputetë janë kërcënuar apo sulmuar gjatë dy viteve të fundit 2018-2019, kryesisht për shkak të detyrës si ligjvënës, shifër kjo e padëgjuar më parë. Deputetët janë kanosur ose nga kolegët e tyre, siç janë rastet e Rudina Hajdarit dhe Fatjona Dhimitrit, ose nga militantët e partive politike kundërshtare si dhe të partive të tyre, kur nuk i janë bindur kryetarit. Vetëm gjatë dy javëve të fundit katër deputetë janë ankuar dhe kanë deklaruar publikisht se janë kërcënuar dhe se ndihen të frikësuar.
Në datën 14 tetor 2019, deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi, i zgjedhur nga lista e PD, ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se kërcënohet dhe sulmohet vazhdimisht nga persona të ndryshëm në Vlorë, për shkak se pranoi të merrte mandatin e deputetit, kundër vendimit të Berishës dhe Bashës. Një ditë më pas, në 15 tetor, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari deklaroi se deputeti Korab Lita kishte shantazhuar dhe kërcënuan deputeten Fatjona Dhimitri, pasi kjo e fundit kishte tërhequr firmën nga ‘puçi’ i Litës për t’i zënë vendin Hajdarit. Ndërkaq, ditën e djeshme Rudina Hajdari deklaroi se ishte kërcënuar në Kuvend, ndërsa i ka kërkuar Gramoz Ruçit të merreshin masa sigurie para se të kishte viktima. Hajdari nuk e identifikoi emrin e kërcënuesit, por një tjetër deputet, Ligoraq Karamelo, tha për Report të Tv se zonja Hajdari ishte kërcënuar nga deputeti Korab Lita. Po gjatë ditës së djeshme, deputeti Kujtim Gjuzi tha në Report Tv se ishte kërcënuar me tërheqje zvarrë, me anë të një mesazhi në celular, nëse nuk respektonte rregullat e veshjes në Kuvend. Në qershor të këtij vitit, u përfol për një kërcënim të mundshëm në adresë të kryetarit të PD, Lulzim Basha.
PD pretendoi se ministri Sandër Lleshaj ka takuar truprojën e Lulzim Bashës dhe e ka lajmëruar për një rrezik mbi kreun e opozitës. Në maji të këtij viti, deputeti nga komuniteti rom Ervis Meço denoncoi nga foltorja se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen. Në prill, ish-deputeti i PD Luçiano Boçi pretendoi së është kërcënuar me jetë nga nëndrejtori I policisë së Elbasanit, Albert Nushi. Në mars të këtij vitit, deputeti Ralf Gjoni, disa ditë pasi pranoi të merrte mandatin e deputetit, u sulmua me bojë në fytyrë, sapo doli nga banesa e tij. Sulmuesi u arrestua dy muaj më pas, por ende nuk ka një version zyrtar për porositësin e sulmit. Gjithashtu është raportuar se Ralf Gjoni është goditur me shuplakë nga Ervin Salianji pas një emisioni televiziv. Po gjatë muaj mars, tre persona kanë kërcënuar me jetë dhe kanë tentuar të godasin deputetin Ligoraq Karamelo, pasi pranoi mandatin si kandidat në listat e PD.
Sulmi ndaj Klosit, Sterkajt dhe Abazit
Më 26 shkurt të këtij viti, militantët e PD sulmuan fizikisht para Parlamentit deputetin dhe ministrin Blendi Klosi. Po atë ditë janë sulmuar para se të hynin në Kuvend edhe deputetët Paulin Sterkaj dhe Sadri Abazi. Në nëntor të 2018, Ervin Salianji, në atë kohë deputet, ka pretenduar se është kërcënuar nga burgu i Fushë-Krujës, ku në përmjet një letre është paralajmëruar se do ta vrisnin me snajper. Në shkurt të vitit 2018, Partia Demokratike pretendoi se kreut të inspektorit të IKMT në Vlorë Fatmir Meta kishte kërcënuar Agron Shehajn, në atë kohë deputet.
Masat
Kuvendi ka ndryshuar Kodin Penal, duke ashpërsuar dënimet për veprën penale të kanosjes dhe goditjes së funksionarëve publikë, nisur rastet e përsëritura të kanosjes dhe goditjes së deputetëve. Më parë, goditja e funksionarëve shtetëror dënohej me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Më hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal, goditja e funksionarëve shtetëror dënohet me burg nga një 1 deri në pesë vite burg. Më parë, kanosja ndaj të zgjedhurve apo funksionarëve publikë dënohej me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Tani, Kodi Penal i ndryshuar parashikon dënim me burg nga një deri në 3 vite.
Bilanci
Të paktën 14 deputetë janë kërcënuar apo sulmuar gjatë dy viteve të fundit 2018-2019, kryesisht për shkak të detyrës si ligjvënës, shifër kjo e padëgjuar më parë.
Masat
Kuvendi ka ndryshuar Kodin Penal, duke ashpërsuar dënimet për veprën penale të kanosjes dhe goditjes së funksionarëve publikë, nisur rastet e përsëritura të kanosjes dhe goditjes së deputetëve.
Deputetët që u sulmuan dhe kërcënuan
-Rudina Hajdari, kërcënuar
-Fatjona Dhimitri, kërcënim i pretenduar
-Adriatik Alimadhi, kërcënuar
-Ervis Meço, kërcënuar
-Luçiano Boçi, kërcënim i pretenduar
-Ralf Gjoni, sulmuar me bojë
-Kujtim Gjuzi, kërcënuar
-Ligoraq Karamelo, sulmuar dhe kërcënuar
-Lulzim Basha, kërcënim i pretenduar
-Blendi Klosi, sulmuar nga militantët e PD
-Paulin Sterkaj, sulmuar nga militantët e PD
-Sadri Abazi, sulmuar nga militantët e PD
-Ervin Salianji, kërcënuar nga burgu
-Agron Shehaj, kërcënim i pretenduar
KLP zyrtarizon kandidatët për kryeprokuror, në intervistë më 13 nëntor
Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela janë zyrtarizuar nga KLP si kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mbledhja është mbajtur në praninë e 9 anëtarëve dhe në mungesë të anëtarëve Besnik Cani dhe Nurihan Seiti. Vendimi është miratuar me shumicë votash ku tashmë ata do të vazhdojnë garën e mëtejshme për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktoi 13 nëntorin si ditën e intervistave për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Sipas njoftimit të KLP duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik. Në zbatim të nenit 19, pika 1 te rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.
Disa ditë më parë, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi padinë e prokurorit Lulzim Alushaj, i cili u skualifikua nga gara për kryeprokuror. Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se Alushaj nuk ka depozituar formularin e vet të deklarimit dhe që në 10 vitet e fundit nuk ka mbajtur asnjë funksion publik. Ndërsa në plotësimin e viteve të punës duhet të theksohet fakti që Alushaj ka shkruar në jetëshkrimin e tij se ka filluar punën si jurist në Maj të vitit 2015 dhe nuk e plotëson kriterin e të pasurit 15 vite eksperiencë si jurist i spikatur për të vijuar garën për kryeprokuror. Alushaj ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ka kërkuar rikthim në garë por shfuqizim të gjithë procedurës, pasi KLP nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar këtë të fundit se ka shkelur ligjin. Ai tha se nuk ka asnjë bazë ligjore që shpjegon hapin që ndërmori KLP duke kërkuar arsye se pse duhet të veprohet me dy standarde. I pyetur nga gjyqtarët nëse e ka plotësuar afatin prej 15 vitesh në detyrë, ai është shprehur se e ka përmbushur këtë afat që në datën 15 qershor. Lulzim Alushaj, kandidati i skualifikuar në garën për kryeprokuror dorëzoi në Gjykatën e Administrative të Apelit një akimimin për vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e përjashtoi nga gara. Kjo solli edhe ndërprerje të garës për kryeprokuror, deri në daljen e vendimit pas akimimit të Alushajt.


