• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA RRUGORE/ Përfundon rehabilitimi i katër rrethrrotullimeve në aksin Rrogozhinë – Lushnje
Home
Sociale

SIGURIA RRUGORE/ Përfundon rehabilitimi i katër rrethrrotullimeve në aksin Rrogozhinë – Lushnje

29 October, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Grupet e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, në kuadër të projektit të Bankës Botërore, kanë përfunduar ndërhyrjet rehabilituese në katër rrethrrotullimet përgjatë segmentit rrugor Rrogozhinë – Lushnje, duke shtuar më tepër sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit e këtij aksi. Ndërhyrjet rehabilituese, prekën katër rrethrrotullimet, përkatësisht atë të Çermës, Gërmenjit, Plugut dhe Savërit. Në të katër këto pikat u realizua riveshja me tapet asfaltik, sistemi i ndriçimit, instalimi dhe riaprimi i guardrailave, delineatorëve dhe reflektorëve.

Segmenti rrugor Rrogozhinë – Lushnje, pjesë e rëndësishme e aksit që të çon në Jug të vendit është një ndër akset ku ka një qarkullim të dendur të automjeteve si dhe kryqëzime me rrugët dytësore që e lidhin atë me zonat e banuara. Ndërhyrja në këto katër rrethrrotullimet rrit elementët e sigurisë në këtë aks duke ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës kryesisht gjatë orëve të natës. Muajt e fundit, bazuar në projektin e Bankës Botërore “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në rezultate”, ARRSH ka kryer ndërhyrje rehabilituese në disa akse me lëvizshmëri të lartë, si në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa, në segmenti që kalon përmes Qafës së Llogarasë, apo segmentit rrugor për në Qafë Thanë.

Në ditët e ardhshme do të ndërhyhet edhe në akse të tjera, të cilat kanë një frekuentim të lartë nga qytetarët, më qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET E MOTIT/ Keni dhimbje trupore? Shkencëtarët e kanë një përgjigje
Previous article "PLAS SHERRI"/ Aulona i kthehet keq Rezarta Shkurtës: S'të vjen turp, s'le emision pa dal

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT