• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milley: Kemi kapur edhe dy besnikë të al Bagdadi-t
Home
Nderkombetare

SHBA/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milley: Kemi kapur edhe dy besnikë të al Bagdadi-t

29 October, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë amerikane Mark Milley tha se marinsat e Delta Force, gjatë operacioni ushtarak ku u vetëvra lideri i ISIS al-Bagdadi, kishin kapur të gjallë dy besnik të tij dhe se ata tani janë nën arrest në një strukturë të sigurt në SHBA.

Gjenerali Milley tha se shpresonte që prej tyre të mund të merrnin informacion të vlefshëm dhe njoftoi gjithashtu se eshtrat e Bagdadi ishin asgjësuar dhe ndryshe nga ajo cfarë kishte daklaruar presidenti Trump, nuk kishte ndonjë plan për të ndarë me publikun imazhe filmik të operacionit dhe vetëvrasjes së tij.

Milley – ushtarak i rangut më të lartë në ushtrinë amerikane – tha që fotot dhe video po kalonin “një proces deklasifikimi” por ai nuk dha informacione më të detajuara për dy të besuarit e ndaluar të liderit të Shtetit Islamik.

Në lidhje me deklaratën e Trump se al- Bagdadi kishte qarë si fēmijë përpara se të vdiste, gjenerali tha se ai nuk kishte informacion për këtë por shtoi se presidenti kishte akses lidhje direkte me Ranger-sat amerikanë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë amerikane tha gjithashtu se trupat amerikane do të vazhdojnë të mbrojnë fushat e naftës në Siri por “në fund të ditës” ata do të kthehen në shtëpi.

Donald Trump në përgjigje të dyshimeve të shprehura nga Moska zyrtare për vrasjen e al-Bagdadi, tha se “Ai është i vdekur, është i vdekur si gozhda e një dere dhe nuk pati ndonjë vdekje të guximshme. Këtë mund t’jua them me siguri”. Trump nuk harroi të sulmonte dhe paraardhesin e tij Obama kur tha se al Bagdadi duhej të ishte kapur rob apo vrarë nga një tjetër president.

Trump gjithashtu ka postuar nw Twitter fotografinë e qenit hero që ndihmojë në kapjen dhe vrasjen e liderit të ISIS.

Ndërkohë Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se ka rritur vigjilencën pas vdekjes së udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, por nuk ka plane për të ngritur nivelin e alarmit.

Al-Bagdadi hodhi veten në erë, pasi u rrethua nga forcat amerikane, teksa ndodhej në një tunel brenda kompleksit të tij në Siri.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E "PËSON" I RIU NË VLORË/ I gjenden thasët me kanabis. Në pranga dhe 45-vjeçari në kërkim
Previous article "MENDOVA SE..."/ Guardiola tregon ‘takimin” e parë me Messi-n: I vogël dhe i turpshëm...

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT