• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI ME 26 VJEÇARIN/ Dhunonte gruan shtatzënë dhe i kërkonte të abortonte fëmijën. I riu…
Home
Breaking News

ÇFARË NDODHI ME 26 VJEÇARIN/ Dhunonte gruan shtatzënë dhe i kërkonte të abortonte fëmijën. I riu…

29 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 25-vjecare nga qyteti i Durrësit, në muajin e gjashtë të shtatzanisë është strehuar nga autoritetet në një qender pritëse këtu në Tiranë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza denoncoi në polici partnerin e saj, pasi përmes dhunës ai i kishte kërkuar të abortonte fëmijën.

Për dhunimin e Megit që pret të bëhet nënë, Gjykata la në arrest me burg, Kim Dhimën, i cili nga ana e tij nuk e pranon akuzën. Megjithatë 25-vjecari do të qëndrojë në burg deri sa të përfundojnë hetimet dhe ekspertiza, ndërsa kallzuesja është dërguar në një qendër shtetërore.

Gjyqtari i çështjes, Bedri Qori, përveç se e dërgoi të dyshuarin në qeli, përmendi se arrestimi i tij nuk ishte kryer me urdhër të prokurorit .

Por, ndërkohë policia pas prangosjes së djalit nga Paskuqani, përmend në dosjen e referuar akuzës , shenjat e e dukshme të dhunës në trupin e vajzës. Ndërsa në kallzim vajza tregon se ish partneri e kishte qëlluar edhe me kacavide në bark. Cifti ishte njohur përmes “Facebook-ut” dhe sic ajo shpjegon më tej, pasi janë frekuentuar një periudhë kohe, ata janë ndarë.

Por vajza tregon se në datën 24 tetor ajo kishte udhëtuar nga Durrësi drejt kryeqytetit dhe pasi Kim Dhimën, ai e ka marrë me makinë duke e cuar në periferi ku edhe e ka dhunuar . I dyshuari e ka pyetur 25-vjecaren “pse nuk më tregovë për shtatzaninë” . Më pas i ka kërkuar që ta abortojë. Pasi e ka keqtrajtuar i dyshuari e ka zbritur nga makina duke e lënë në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Ndërsa i riu do të qëndrojë nën arrest me burg, prokuroria po kryen edhe veprime të tjera për të vërtetuar nisjen e historisë mes tyre përmes facebookut. Por veprimi më i rëndësishëm është marrja e qelizave telefonike të të dyve, për të konfirmuat me prova se ditën e dhunimit të vajzës shtatzanë, ata të dy ishin bashkë. /tch/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Këshilltari i Trumpit nuk dëshmon në hetimet për shkarkim të presidentit
Previous article GARA PËR KRYEPROKUROR/ Më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët

F.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT