Rasti i 11 vjeçarit Alvin Berisha që mbahet në kampet e ISIS bëri bujë jo vetëm në vend por edhe në mediat ndërkombëtare.
Nëna e 11-vjeçarit u largua nga familja bashkë me të për tu bërë pjesë e ISIS para 5 viteve. Ajo gjeti vd/ekjen nga bombardimet, ndërsa fëmija i quajtur Alvin Berisha fatmirësisht shpëtoi, por mbeti në kamp.
I ati, Afrim Berisha, nuk i ndaloi kurrë përpjekjet për gjetjen e të miturit dhe falë emisionit italian “Le Iene” babai arriti të takojë dhe përqafojë birin e tij.
Mirëpo vetëm kaq mund të bënte emisioni italian, pasi babi shqiptar nuk mund ta marrë dot fëmijën sërish pranë vetes.
E megjithatë, ditën e djeshme erdhi lajmi i mirë se Alvini është marrë nën mbrojtjes e organizatës Save The Children, dhe është i sigurt, ndërsa rriten shpresat se shumë shpejt ai mund të bashkohet me babanë e tij.
Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, psikologia Aurela Agalliu flet mbi rastin në fjalë dhe rëndësinë që ka krijimi dhe ushqyerja e një familje të shëndoshë.
Intervista e plotë:
Rasti i 11 vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha. 11 vjeçari u rrembye dhe u dërgua në Siri nga e ëma. A kemi të bëjmë me një përhapje të të ashtuquajturës propagandë nga ISIS në Shqipëri?
Është i trishtueshëm fakti se të miturit nën pushtetin e të rriturve (prindërve të tyre) po u injorohen të drejtat themelore për të jetuar në paqe, ne nje mjedis të ngrohtë familjar dhe e drejta për tu arsimuar. Nuk di të them nëse kemi të bëjmë me një propagandë në kete rast apo me një vetë-deshirë per te ikur në një vend nevojave të së cilit po dijnë ti pergjigjen mirë shqiptaret.
Ka ikur kur ishte 6 vjeç dhe prej 5 vitesh ka jetuar çdo ditë mes rrezikut të luftës. Sa janë shanset që Alvini të jetë bërë pjesë e trupave të ISIS?
Personalisht, e shoh me rëndësi të vecantë, rastin e shfrytezimit dhe abuzimit me fëmijet. Për ketë fakt është i nevojshëm të propagandohet shumë. Ajo çfarë nuk do doja të bëja gjatë viteve te karieres time, është të flas përtej kompetencave.
Një tjetër rast i rëndë është ai që tregoi e moshuara nga Pogradeci pak ditë më parë. Pasi i biri me nusen dhe fëmijët ishin larguar drej Sirisë, të dy mbeten të vrarë në luftë dhe sot pesë fëmijët janë jetim dhe në pamundësi për tu rikthyer.
Njëra prej tyre është vetëm 14 vjeç dhe ka një djalë 3 vjeç. Si mendoni se po futet duke u përhapur me shpejtësi në vendin tonë propaganda e ISIS dhe a mundemi ne që ta parandalojmë ne menyrë që të kemi sa më pak fëmijë e qytetarë shqiptare në ato kushte?
Une nuk gjykoj mbi të drejtën e vendimmarrjes së të rriturve. Por do doja te vendosja theksin, mbi rëndësinë e krijimit të një familje të shëndoshë dhe me baza të sigurta. Kjo do të thotë që, nëse një nga prindërit nuk ka zotësi për vendosjen e të drejtave mbi fëmijen, nënkuptojmë se nuk ka ndërtuar ne menyren e duhur rolin kryesor në familje dhe në marrëdhenie bashkëshortore.
Qendrimi në një mjedis të dhunshëm, dhe ndikimi i një konteksti të tillë ndikon negativisht në zhvillimin e potencialeve të duhura tek femijet. Është e frikshme te besojmë se po krijojmë njerëz të dhunshem në një botë që ka nevoje më shume se kurrë per paqe.
Mendoj se rolin kryesor në këtë rast e ka shteti. Ai duhet të nderhyjë përmes politikave strategjike për të siguruar qytetaret e vendit të tij dhe për te mos krijuar hapësira për zhvillimin e një rrjeti të tillë.
Përgatiti: AlpeNews.al


