Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Al Bagdad.
Meta thotë se ky është lajm shumë i mirë për shqiptarët dhe njerëzimin në tërësi.
Ai siguron se Abu Al Bagdad ka shkuar në ferr dhe jo në parajsë.
“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”, thotë Meta. (TemA)


