Zv.sekretari socialist për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat, njëherësh zv.mininistër i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar fort ndaj deklaratave të Ilir Metës, duke e cilësuar atë një liliput përballë Kushtetutës. Koçi shprehet fort kundër shkeljve kushtetuese të Presidentit të Republikës, duke deklaruar qartë se ai duhet të shkarkohet.
“Kushdo, qe nga Presidenti e deri te qytetari me i thjeshte, eshte nje liliput perballe Kushtetutes. Machoranca e ka per detyre te jete gardiane e Kushtetutes. Meta e shkeli rende ate me cdekretimin e zgjedhjeve te 30 Qershorit. Prandaj duhet te shkarkohet”, deklaron Koçi.


